Simptomat e shpeshta, që i injorojmë, mund të jenë shenjë e sëmundjeve serioze

Simptomat e shpeshta, që i injorojmë, mund të jenë shenjë e sëmundjeve serioze

Simptomat e shpeshta, që i injorojmë, mund të jenë shenjë e sëmundjeve seriozeZgjoheni me dhimbje fyti, në trup hasni njolla të kuqe dhe zakonisht mund të vini në përfundim se është pasojë e ushqimit që keni konsumuar. Për fat të keq, disa simptoma nuk identifikohen.

Prandaj, shpeshherë jemi të prirë t’i injorojmë disa probleme, që është e vështirë të diagnostikohen. Thjesht, pasi që janë të paqarta dhe në këtë mënyrë sugjerojnë se nuk janë aq serioze. Por, a është pikërisht ashtu? Në bazë të kësaj, pa marrë parasysh nëse problemi është i paqartë, duhet ta kuptoni seriozisht

OREKSI I PANGOPUR

Shkaktarët e mundshëm: Janë tri sëmundje që karakterizohen me oreksin. Sëmundja e sheqerit, hipertireodizmi (gjëndra tiroide tepër aktive) dhe depresioni. Nëse krahas oreksit e pranishme është edhe etja dhe urinimi i shpeshtë, atëherë mund të vuani nga sëmundja e sheqerit. Nëse përkundër oreksit të shëndoshë humbni në peshë, nëse ndiheni nervoz dhe nuk e duroni të ngrohtët – ndoshta shkaktar është hipertireoidizmi. Nëse jeta dhe mjedisi që ju rrethon nuk ju intereson, nëse miqtë i konsideroni të mërzitshëm dhe keni humbur interesimin për seks – ndoshta vuani nga depresioni. Veprimi më i mirë: Nëse me të vërtetë jeni të uritur gjithë kohës, këshilloni mjekun. Të njëjtën bëjeni nëse hani, prandaj ndiheni të dëshpëruar, shkruan gazeta Kosova Sot.

NDJESHMËRIA NDAJ TË FTOHTIT

Shkaktarët e mundshëm: Duart ose shputat e ftohta ose ndjeshmëria ndaj të ftohtit zakonisht i përshkruhet qarkullimit jo të mirë. Mirëpo, nëse personi njëkohë- sisht nuk ka ënjtjeje të këmbëve, ngërçe në muskuj ose nuk ndien dhimbje gjatë ushtrimeve trupore, atëherë qarkullimi jo i mirë nuk është problemi. Njerëzit që gjithmonë ankohen se kanë të ftohtë, zakonisht janë të dobët. Nëse personi është i ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe nëse ndien plogështi, lodhje, e fytyrën e ka të fryrë, të ënjtur, ekziston mundësia që vuani nga hipotireoidizmi (puna jo e mjaftueshme e gjëndrave tiroide). Veprimi më i mirë: Për personat e dobët që ndiejnë të ftohtë nuk ka ilaç. Mbani veshje më të trashë dhe rrini nëpër hapësira të ngrohta, kjo është strategjia më e mirë. Nëse dyshoni në hipotireodizëm, këshilloni mjekun.

MOSDURIMI I TË NGROHTIT

Shkaktarët e mundshëm: Niveli i padurueshmërisë ndryshon. Mirëpo, njerëzit me mbipeshë më shpesh e kanë këtë problem. Shtresat e indit yndyror pamundëso