Home » Shëndetësi » Simptomat fizike te depresionit

Simptomat fizike te depresionit

Shumë prej nesh i njohim simptomat e depresionit. Por, ndoshta ju nuk e dini se depresioni mund të shoqërohet me shumë simptome të tjera fizike.

Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike e deri te simptomat fizike. Këtu përfshihen:

Kokëdhimbjet: Këto paraqiten pothuajse tek të gjithë njerëzit me depresion. Nëse deri tani keni pasur dhimbje të mëdha të kokës, ato do të duken edhe më të mëdha nëse jeni në depresion.

Dhimbje në shpinë: Nëse tashmë vuani nga dhimbjet në shpinë, do të ishte edhe më keq nëse do të bëheshit depresiv.

Dhimbje muskulore në vazhdimësi: Natyrisht, çdo lloj i depresionit do ta zgjeronte këtë problem.

Dhimbje gjoksi: Gjithnjë duhet të keni parasysh se është me rëndësi vitale kontrollimi i gjoksit nga ndonjë ekspert. Do të mund të ishte shenjë e problemeve serioze me zemër. Por, depresioni mund të ndikoj që problemi të bëhet më i papërshtatshëm dhe dhimbjet të bëhen më të mëdha.

Probleme digjestive: Mund të ndiheni të dobët apo të keni marramendje. Ndoshta keni diarrenë apo do t’iu krijohet një ngërç kronik.

Lodhje: Nuk ka lidhje nëse flini shumë, pasi që prapë mund të ndjeheni të lodhur. Zgjimi nga shtrati në mëngjes mund të duket i vështirë, ndoshta i pamundur.

Pagjumësi: Shumë njerëz me depresion nuk mund të flenë më për shkak të depresionit. Ata ose zgjohen shumë herët, ose nuk i merr gjumi kur hidhen në shtrat. Të tjerët flenë më shumë se normalisht.

Ndryshime në oreks apo peshë: Disa njerëz për shkak të depresionit humbin oreksin apo humbin në peshë. Të tjerët hanë më shumë, si p.sh karbohidrate, dhe shtojnë në peshë.

Marramendje dhe pavetëdije: Për shkak të simptomave që paraqiten, shumë njerëz në depresion kurrë nuk kërkojnë ndihmë, sepse ata nuk e dinë se këto simptoma mund të shkaktohen nga depresioni. Madje shumë mjek nuk mund ti konstatojnë simptomat.

Këto simptome jo gjithnjë shfaqen në kokën tuaj. Depresioni mund të shkaktoj ndryshime të vërteta në trupin tuaj. Për më shumë, mund të ngadalësoj proceset digjestive, që mund të rezultojnë në probleme me lukth.

Depresioni duket të jetë ngushtë i lidhur me një disbalancë të substancave kryesore në tru. Këto substanca mund të jenë të ngjashme dhe të luajnë rol të rëndësishëm në atë se si e ndjeni dhimbjen. Kështu, shumë ekspertë mendojnë se depresioni mund t’iu bëj që dhimbjen nga depresioni, ta ndjeni më ndryshe se të tjerët.

Trajtimi i simptomave fizike

Në disa raste, trajtimi i depresionit me terapi apo me barëra, ose me të dyja, mund të zgjidhë problemet e simptomave fizike.

Por, bëni kujdes që për çdo simptomë të vizitoni mjekun tuaj familjar. Jeni të gabuar nëse mendoni se simptomat largohen vetvetiu, dhe për këtë nevojitet trajtim i shtuar. Për më shumë, mjeku juaj mund të ju këshilloj që të përdorni barëra kundër lodhjes, kur ndjeni marramendje. Këto barëra bëjnë që ju të ndjeheni më të relaksuar dhe ju lejojnë të flini më mirë.

Qëkur dhimbjet dhe depresioni janë së bashku, lehtësimi i dhimbjeve madje mund të rris depresionin. Barëra antidepresive, si Cymbalta dhe Effexor, mund të ndihmojnë në shërimin e dhimbjeve kronike.

Gjithashtu edhe trajtime tjera mund të ndihmojnë kur keni simptome të dhimbjes. Disa tipe të terapive të fokusura, siç është përdorimi i doracakëve, mund t’iu mësojnë se si të veproni në situata të caktuara. /Telegrafi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

3 Responses to " Simptomat fizike te depresionit "

  1. Lea says:

    Une kam pyetje dhe jo koment nese me ndihmohet keshtu.
    Kam shenja ne shiqim (Shkendija qe levizin ne zonen e shiqimit tim),kjo ka filluar qe nga mosha 11 vjeqare dmth. afer 25 vjet.kam bere shume analiza dhe kontrolla te specialist te lemive te ndrryshme por gjendja ime eshte e njejt si dhe nuk eshte konstatuar asgje.

  2. lumja says:

    jam 44 vjeqe kam nje nxehtesi qe shfaqet por edhe largohet shum shpejt,analizat ia kam ne rregull ,kam lodhje fizike te madhe ,qfar me sugjeroni

  3. afsi says:

    mundime shpirtrore perdori medikamente te gjumit lexotanil.10 copa 1.5 qish mu largu

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress