Sindroma e lodhjes kronike

Sindroma e lodhjes kronike

Për një nga sëmundjet më kontroverse në kohët moderne, sindromën e lodhjes kronike, nuk ekziston ndonjë test apo mënyrë e shërimit.

Shkaqet edhe me tutje nuk bëhen të ditura nga e cila vuajnë rreth 5 për qind të njerëzve. Lodhja kronike rritet edhe pas përpjekjeve më të vogla, mungesë të përqendrimit dhe ndërrimi i shpeshtë i disponimit, prandaj në të shumtën e kohës ata do të largohen nga shokët dhe anëtarët e familjes.

Njerëzit e shëndoshë shpesh nuk e kuptojnë gjendjen e lodhjes kronike dhe duhet kuptuar se kjo nuk është një gjë e imagjinuar.

Tek shumica e njerëzve simptomat janë më se të vështira gjatë dy viteve të para, ndërsa tek gjysma e njerëzve që paraqiten simptomat ato zhduken pas disa vjetëve.

Ekspertët kishin vërejtur që arsyeja më e shpeshtë është stresi, ndërsa simptomat e para janë të ngjashëm me ata të gripit apo të ndonjë virusi. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga stresi është mënyra e të ushqyerit dhe ushtrimet fizike.

Simptomat e lodhjes kronike:

• Një lodhje, e gjatë, për më shumë se gjashtë muaj
• Çrregullimi i kujtesës apo përqendrimi
• Dhimbje fyti
• Ndjeshmëria e nyejve limfatike
• Dhimbje në muskuj dhe në kyçe pa ënjtje dhe pa skuqje
• Fjetja kur pas së cilës zgjoheni i lodhur
• Kokëdhimbja
• Ndjenja e lodhjes pas pak përpjekjeve
• Depresioni (humbja e interesimit për gjëra të përditshme)
• Ankthi
• Alergjia dhe astma, të cilat me kohë përkeqësohen

Lodhja e përhershme mund të dërgojë drejt shumë sëmundjeve të tjera si depresionin, dobëson punën e mbrojtësve të cilët forcojnë sistemin e imunitetit, probleme me zemër, diabetin, dëmton veshkat…etj.
Edhe me ushqim mund të ndikoni pozitivisht kundër lodhjes kronike, duke përdorur kalcium nga brokoli, portokaj, magnezium, rrush të thatë, fibrat, mineralet e zinkut. Të gjitha këto i japin energji organizmit tonë.

One Comment

  1. PERSHENDETJE.KOHEN E FUNDIT KAM LODHJE DHIMBJE TE MUSKUJE DHE MIDISIT PO ASHTU EDHE FYTI JO SHUM I INTERESUN PER QERAT DITORE KERKOJ KESHILLA SI TA NDIHMOJ VETEN NJE KESHILL TE MIR.JU FALEMENDERIT PER MIR KUPTIM

Komento