Singapor, “qyteti i luanit”

Singapor, "qyteti i luanit"

Ne Azine Juglindore, pikerisht ne piken jugore te gadishullit malez, ndodhet i ashtuquajturi ‘qyteti i luanit’, Singapor.

Toka e mijera fytyrave, perzierje e rracave dhe kulturave te ndryshme qe jetojne ne harmoni dhe eshte nje nga ato vende qe habisin edhe udhetaret me pesimiste.

Nje udhetim qe mbetet thelle ne shpirt. Singapor, mes legjendes dhe realitetit. Sipas nje legjende maleze, emri i qytetit u dha nga princi Sumatra Sang Nila Utama, qe zbarkoi pas nje stuhie te tmerrshme ne ishullin Temasek.

Legjenda tregon se sapo princi mberriti ne ishull takoi nje kafshe te cuditshme qe e identifikoi vete si luan. Ky takim, qe u konsiderua si shenje e mire, e shtyu princin per te themeluar nje qytet, Singa Pura, qe do te thote ‘qyteti i luanit’.

Sot qyteti eshte nje koncentrat i vertete i kulturave te ndryshme, antikitetit dhe modernitetit, grdacelave dhe tempujve, natyres dhe dizajnit modern. Nje toke e pasur me kontraste dhe kuriozitete.

Cfare te vizitoni ne token e mijera mundesive?

Chinatown. Nje lagje ne jug te lumit qe kalon permes qytetit dhe do te rrethoheni fjale per fjale nga cdo gje kineze. Shtepite tipike, tempuj, etj. Ketu duhet te vizitoni patjeter tempullin budist dhe ate hindu.

I pari eshte nje ndertese masive me statuja te budes te ndryshme nga njera-tjetra, ndersa e vecanta e tempullit tjeter eshte se duhet te hyni ne menyre rigoroze me kembe zbathur.

Por Chinatown nuk ka vetem tempuj, rruget jane te mbushura me dyqane te cdo lloji, restorante tipike dhe tregje. Nje lagje me te vertete e pasur me te gjitha te mirat e zotit. Ne kryqezimin e Neil Road dhe Tanjong Pagar Road do te gjeni stacionin antik (1903).

Little India. Nese Chinatown eshte zemra e popullsise kineze, Little India eshte zemra e indianeve dhe myslimaneve. Ketu keni mundesine te vizitoni nje nga vendet me antike dhe me te rendesishme te kultit ne te gjithe Singaporin, tempullin hindu Sri Srinivasa Perumal, ne rrugen Serangon.

Ndertesa e pare eshte nga viti 1854, ndersa kulla e mahnitshme Gopuram e larte 20 metra me 6 kate te dekoruar me skulptura shumengjyreshe, eshte nga viti 1966.

Edhe ketu ka dyqane kudo, pothuajse te gjitha ndodhen ne rrugen Orchard, restorante karakeristike dhe tregje shumengjyreshe.

Manastiri Kong Meng dhe tempulli Thian Hock Keng. I pari eshte tempulli me i madh budist ne zone, ndersa Thian Hock Keng eshte tempulli me i vjeter kinez i Singaporit.

Ketu marinaret ndalonin te falenderonin ata qe i shoqeronin me dashamiresi ne udhetimet e tyre. Ende sot nderohet Ma Shu Po, perendesha e detit.

Kopshtet botanike. Eshte nje nga vendet me interesante te Singaporit. Kopshti, nje xhungel e vertete e qytetit, eshte nje oaz me 54 hektare qe disponon vetem natyre dhe eshte larg jetes se perditshme. Kopshti eshte nje parajse e vertete e orkideve, simbolit te kombit.

Komento