Sistemi tretës ndikon në funksionimin e trurit

Sistemi-tretes

Sistemi-tretesNjë sistem tretës që funksionon mirë favorizon mirëqënien psikologjike.Këtë e dëshmon studimi i irlandezit John F. Cryan, një neuro-shkencëtar në Universitetin e Cork, paraqitur në Kongresin e Shoqërisë italiane të Psikiatrisë (SIP), i cili u mbajt në Taormina.

Sipas shkencëtarit ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shëndetit të florës së zorrëve dhe zhvillimit të trurit, me pasoja në psikologjinë dhe shëndetin mendor në përgjithësi. Teoria i hap rrugën një disipline të re kërkimore, ‘psikobiotikës’ që ka si objekt studimin e raportit mes mikro-organizmave që jetojnë në trupin tonë, vecanërisht ata në zorrë dhe problemeve mendore.

Sipas studimit marrëdhënia mes microbiomës së zorrëve dhe psikikës i detyrohet faktit se bakteret që gjenden në zorrë, duke prodhuar shumë ADN, sintetizojnë molekula që, për një mekanizëm kompleks ndërmjetësimi imunitar, hormonal dhe nervor rregullojnë zhvillimin e trurit si në jetën e fetusit ashru dhe më pas.

Cyran sqaruar se në çfarë konsiston ky mekanizëm, duke zbuluar edhe korrelacione me autizmin e fëmijëve. Me këtë zbulim shpjegon John Biggio, profesor i farmakologjisë në Universitetin e Cagliari – hapen mundësi interesante dhe revolucionare sa i përket mjekësisë. Ne flasim në fakt për të qënë në gjendje të trajtojmë në të ardhmen e afërt, çrregullimet e trurit dhe crregullimet mendore duke ndryshuar florën e zorrëve.

Kjo tingëllon si fantashkencë, por është rezultat i drejtpërdrejtë i provave shkencore. Për shembull, mund të supozohet përdorimi i probiotikëve me funksion antidepresant. Por nga ky zbulim rrjedhin gjithashtu informacione të vlefshëm për të parandaluar shumë çrregullime nervore dhe mendore. Mendohet se në lindj, mikrobioma e zorrëve të fëmijës përcaktohet nga flora e kanalit vaginal të nënës me të cilin ai vjen në kontakt ‘.