Skanimet 3D të indit do të ndihmojnë zbulimin dhe shërimin e tumoreve

Skanimet 3D të indit do të ndihmojnë zbulimin dhe shërimin e tumoreve

Fotografitë tredimensionale të mostrave të indeve mund të ndihmojnë në njohjen e tumorit më herët se sa që mundet të bëhet me teknikat e tjera, pohojnë shkencëtarët e Universitetit Leeds.

Teknikën të cilën e kanë shpikur ata mundëson shikimin e fotografive të indeve me rezolucion të lartë, ndërsa fotografitë mund të rrotullohen në ekran, kështu që është e mundshme që indi të shikohet nga të gjithë anët, përcjell BBC.

Edhe pse mikroskopia digjitale nuk është e re dhe skanimi i indit ka filluar para dhjetë vjetëve, për këtë qëllim është shfrytëzuar skanimi dydimensional i cili ka mundësuar shikimin e vetëm një seksioni të pjesës së caktuar të indit.

“Teknologjia 3D është shumë e rëndësishme për ne, sepse ofron shumë informata, ndërsa edhe informatat që i jep janë më të sakta”, tha njëri nga autorët e studimit, dr. Derek Magee.

Që shkencëtarët të krijojnë fotografinë 3D, duhen të presin një pjesë të indit me pajisjen ultra precize e cila quhet mikrotom. Ajo pastaj pret pjesët e indit në qindra pjesë të imëta dhe secila prej tyre vendoset në xhamin me trashësi një milimetër dhe pastaj futet në skanerin digjital. Softueri, të cilën e kanë zhvilluar në Universitetin britanik Leeds, i cili mundëson shikimin tredimensional dhe fotografinë reale, do të ndihmojë në zbulimin e tumoreve të vogla të cilat nuk do të shiheshin me teknikat konvencionale.

“Po ashtu, nëse ndonjë nga enët kryesore të gjakut është në afërsi të tumorit, do mund të shohim nëse tumori e ka përfshirë edhe atë, dhe nëse jo me siguri të nxirret tumori”, shpjegon dr. Magee.

Kjo teknologji do të na lehtësojë kuptimin e kancerit dhe zhvillimin e qasjeve të reja dhe efikase të shërimit, pajtohet komuniteti shkencor ndërkombëtar.

Komento