E pelqeni ushqimin e përgaditur në skarë? Ja disa këshilla për ju!

mishrat_skare

Me stinën e bukur të verës, mishrat e pjekura në skarë për një darkë me familjen apo me miqtë, janë shumë të dëshiruar. Madje, këto lloj produktesh nuk konsumohen vetëm në shtëpi, por edhe në lokale të ndryshme dhe restorante. Janë të shumtë njerëzit që i pëlqejnë mishrat e pjekura në skarë, biftekët, salçiçet etj.

Por, për përgatitjen e këtyre produkteve duhet të bëjmë pak kujdes. Mishi i djegur nuk i bën mirë askujt, pasi përmban përbërës kancerogjenë. Për më tepër, tymi i skarës përmban dioksinë 7 herë më shumë se sa ajo e oxhaqeve normale dhe të thithësh për dy orë tymrat e një skare, është e barabartë me pirjen e 220 mijë cigareve.

Ja disa këshilla:
– Evitoni flakën e gjallë, e cila karbonizon mishin.

-Mbulojeni skarën me pak hi, për të pasur një temperaturë më pak të lartë.

– Mos përdorni pirun për të rrotulluar mishrat, pasi ata bëjnë vrima dhe nxjerrin yndyra dhe lëngje, të cilat e bëjnë mishin më të fortë dhe, në kontakt me zjarrin, prodhojnë substanca toksike.

– Qëndroni nga tymi sa më larg të mundeni (nuk është e nevojshme që gjatë kohës që mishrat piqen, t’i mbani sytë të fiksuar tek ato!).

– E mira është që zjarri të jetë në qendër dhe mishi të vendoset në qoshe të skarës. Distanca e duhur eviton karbonizimin e produktit dhe vajrat pikojnë në tokë.

Komento