Skleroza e shumëfishtë – a po shkoni drejt rrugës së saj?

Skleroza e shumëfishtë – a po shkoni drejt rrugës së saj?

Skleroza e shumëfishtë – a po shkoni drejt rrugës së saj?Skleroza e shumëfishtë gjithnjë e më tepër po bëhet sëmundje e diagnostikuar gjatë së cilës, për shkak të procesit inflamator shkatërrohet rrethi mbrojtës, myelin, i cili rrethon nervat në tru.

Ky dëmtim nuk lejon transmetimin e sinjaleve nervore apo mesazheve. Në të njëjtën kohë krijohen plagë, gjegjësisht ngurtësime, në vendin e dëmtimit. Sipas psikoterapeutit Ruediger Dahlke, i sëmuri me këtë sëmundje nuk e don veten, nuk e njeh vlerën personale dhe energjinë e tij e orienton kundër vetëvetes.

Sëmundja si simbol

Meqë kjo sëmundje ka numër të madh të simptomeve dhe manifestohet në shumë mënyra, duhet shpjeguar, thotë autori, në kontekstin e rasteve individuale. Megjithatë, Dahlke në librin e tij Sëmundja si simbol jep udhëzime të përgjithshme.

Kjo sëmundje tregon problemet në komunikim me vetëveten dhe të tjerët, të lënien pas dore të vetes, dhe në të njëjtën kohë edhe në disiplinën e madhe të vetëimponuar gjatë ndrydhjes dhe kontrollit të përmbajtjes së brendshme (ndjenjat, mendimet, qëndrimet) që nuk na pëlqejnë. Sklerozë e shumëfishtë, siç e konsideron Dahlke, është agresioni i drejtuar vetes, ku e shtrëngojmë veten madje deri në pikën e paralizimit.

Ajo pasqyron shpërfilljen e nevojave personale, frikën e madhe të humbjes së kontrollit dhe përfshin perfekcionizëm të madh, qëndrimet e ashpra, tendencën e vetëfajësimit. Kjo sëmundje mund të nënkuptojë se me kokëfortësi po përpiqemi të ecim rrugës që nuk është e jona. Kjo gjithashtu mund të thotë se i’u kemi nënshtruar prindit autoritar, kështuqë nuk jemi mjeshtër i “vetes”, por kërkojmë mjeshtër më të mirë se vetja.

Kokëfortë dhe sfidues

I sëmuri me këtë sëmundje nuk e don vetëveten, nuk e njeh vlerën e vetë dhe orienton energjinë e tij kundër vetvetes. Nuk e fal askënd, madje as veten e tij, dhe mbetet kokëfortë dhe sfidues, sikur ka moton: “Askush dhe asgjë nuk mund të më mposhtë”, kurse me këtë mesazh të vrazhdë i sëmuri në fakt mposhtë vetëveten.
Simptoma të ndryshme na orientojnë në tema të ndryshme. Paraliza e këmbëve apo problemet me ecjen sugjerojnë se ne nuk dimë çfarë të bëjmë, se si nuk dimë të ecim para apo të mbajmë ritmin me të tjerët. Paraliza e krahëve do të thotë se mendojmë se nuk mundemi apo nuk guxojmë të mbrohemi. Problemet me shikimin tregojnë për konfliktin mes asaj që shohim dhe asaj që duam të shohim. Nëse kemi pamje të dyfishtë do të thotë se ne kemi standarde të dyfishta për veten dhe të tjerët. Çrregullimi i drejtëpeshimit tregon se po na lëkundet toka nën këmbë dhe se duhet të gjejmë kontaktin me tokën. Lodhja që paraqitet te kjo sëmundje tregon se duam të largohemi, nuk duam të jemi pjesë e jetës.

Kjo sëmundje tregon regresionin e mënyrave të përjetimeve fëminore – të sëmurët nuk duhen më të punojnë, gjithçka duhet ta bëjnë të tjerët, bëhen të varur dhe të ekspozuar nga të tjerët, që është kthim në fëmijërinë e hershme.

Çfarë duhet bërë: Duhet të njihet ashpërsia ndaj vetvetes dhe të tjerëve, në jetën tuaj të kërkoni dhe dalloni kokëfortësinë, ashpërsinë e qëndrimeve. Të hapeni për gabimet tuaja dhe të pranoni se është rruga juaj që nuk ka lidhje me masat e të tjerëve, edhe pse e vështirë, e vetmja me levërdi. Duhet drejtuar shikimin nga jashtë brënda, të mësojmë për tërheqje, të lejojmë pushim dhe qetësi, të pajtohemi me ndjenjat vetanake dhe senzacionet. Të zgjoni fëmijën në veten tuaj dhe të ndjeni gëzim dhe kurreshtje, kurse jetën ta pranoni si një dhuratë e madhe.

Me ritual të ndërgjegjshëm të përshëndeteni me perfekcionizmin dhe kontrollin, dorëzohuni jetës dhe pranoni lëvizjen e saj ritmike e cila përfshin ulje dhe ngritje. Mësoni të përjetoni përulësinë dhe përkushtojuni spiritualitetit.

Komento