Skleroza, ndizen shpresat per kurimin

Skleroza, ndizen shpresat per kurimin

E kanë etiketuar si përbindëshi që të gllabëron, duke e krahasuar edhe me format më të rënda të kancerit.

Por një studim i fundit duket se do të revolucionarizojë mënyrën e trajtimit të sklerozës së shumëfishtë, pasi ka vënë në diskutim njohuritë e deritanishme në lidhje me origjinën dhe përparimin e sëmundjes, duke hapur mundësi të reja për kurimin e saj.

Studimi i publikuar në “New England Journal of Medicine” tregon se si skleroza e shumëfishtë përparon nga pjesa e sipërfaqes së trurit, drejt pjesës më të thellë dhe jo siç mendohej deri tani, nëpërmjet një procesi nga brenda-jashtë.

Sipas interpretimit mjekësor tradicional, sëmundja nis në lëndën e bardhë që përbën pjesën më të madhe të brendësisë së trurit dhe shtrihet më tej drejt shtresave të tjera deri në kore.

Por sipas studimit të fundit, përhapja e sëmundjes bëhet nëpërmjet hapësirave të lëngut cerebrospinal të pjesës së jashtme dhe kores, drejt substancës së bardhë në thellësi. Alternativat e sotme të kurimit nuk parashikojnë sipërfaqen e trurit, ndaj është thelbësore të kuptohet se si kjo pjesë preket fillimisht, për t’i përdorur këto njohuri për terapi të reja.

Komento