Skrub me vaj ulliri dhe sheqer të errët

Skrub me vaj ulliri dhe sheqer të errët

Skrub me vaj ulliri dhe sheqer të errëtAtëherë, le të supozojmë që tashme ju e dini tipin e lëkurës që keni, që në këtë rast për këtë recetë duhet të jetë e thatë, dhe e dini shumë mirë që për të trajtur këtë lloj lëkure duhet përgatitur një skrub special. Kokrrat pak të mëdha të sheqerit do t’ju ndihmojnë të heqni qelizat e vdekura që janë krijuar mbi lëkurë, ndërsa vaji i ullirit ju ndihmon që të zbusni lëkuren dhe t’i jepni një efekt magjepës duke e trajtuar me këtë skrub.

Përbërësit;

1 lugë vaj ulliri

1 lugë sheqer i errët

Hidheni sheqerin e errët me kokrra të mëdha në një grirës kafeje dhe e lini aty 6-7 sekonda. Hidhni sheqerin në një pjatë dhe hidhni siper një lugë vaj ulliri. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni masken e krijuar mbi fytyre. E lini të qëndrojë masken 15 minuta, masazhoni pak fytyren, dhe pastaj shperlajeni me ujë të vakët, por në një proçes të ngadalët pasi duhet t’a heqni masken duke masazhuar fytyren me bulëzat e  duarve që të heqni perfundimisht qelizat e vdekura që gjënden mbi siperfaqen e lëkurës.

Komento