Skuqja e lëkurës tek fëmijët

Skuqja e lëkurës tek fëmijët

Në disa raste skuqja kalon krejt lehtë, por në raste të tjera përkeqësohet dhe krijon probleme. Si mund të kuroni skuqjen e krijuar tek fëmijët tuaj.

Skuqjet e lëkurës të cilat shfaqen tek një nga tre fëmijë i shqetësojnë të vegjlit duke ia prishur dhe gjumin.

Në disa raste skuqja kalon krejt lehtë, por në raste të tjera përkeqësohet dhe krijon probleme. Si mund të kuroni skuqjen e krijuar tek fëmijët tuaj?

Në një lajm të publikuar në adresën HowStuffWorks, u paraqitën faktorët duke filluar nga pelenat e ndryshme të cilët ndikojnë në krijimin e skuqjes tek fëmijët. Bëhet e ditur se skuqja mund të shkaktohet nga lagështia, bakteret, antibiotikët e deri tek kimikatet.

Me rritjen e fëmijës lëkura bëhet më elastike dhe pakësohet mundësi skuqjes.

Parandalimi i skuqjes është më i lehtë se përmirësimi i saj pasi të shfaqet.

Me ndihmën e pesë këshillave të mëposhtme mund të keni një fëmijë të lumtur, të shëndetshëm i cili të dhuron shumë të qeshura kur ndërron pelenat.

1. Përdorni krem: nuk ka rëndësi sa herë dhe sa shpesh e ndërroni fëmijën. Brenda kësaj kohe lëkura e tij bie disa herë në kontakt me lagështinë. Duke përdorur krem i cili përmban oksid zinku mund të krijoni një mburojë e cila mbron fëmijën nga lagështia. Por para se të përdorni këto kremra bëni kujdes që lëkura e fëmijës të jetë e thatë. Për kurimin e skuqjes shiten shumë ilaçe pa recetë. Disa prej tyre përmbajnë lëndë të cilat shkaktojnë reaksione alergjike. Mos merrni krem për skuqje pa pyetur doktorin. Qëndroni larg pudrave talk sepse janë kancerogjene. Këta thërrmijëza që i ngjajnë asbestit ngjiten në qelizat e trupit duke filluar nga mushkëritë.

2. Kontrolloni të gjitha shkaqet e mundshme: skuqja nuk shkaktohet vetëm nga një faktor. P.sh., kimikatet e përdora në pelenat e fëmijëve krijojnë probleme tek disa fëmijë. Dhe në këtë mënyrë duhet të përdorni pelena të një marke tjetër. Peshqirët e lagur të cilët përmbajnë parfum apo ndonjë lloj tjetër kimikati mund të dëmtojnë lëkurën e fëmijës suaj. Përpiquni të përdorni peshqirë hipoalergjik dhe pa aromë apo parfum. Disa ushqime të cilat kalojnë në qumështin e nënës mund të përkeqësojnë skuqjen. Nëse e keni vënë re diçka të tillë kontaktoni doktorin para se të mendoni të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes.

3. Lëreni pak të zhveshur fëmijën kur ndërroni pelenat: kjo nuk duhet të zgjasë shumë. lëreni pa pelena disa minuta para se t’i bëni banjë apo para se t’i vendosni pelenën e re. Qëndrimi për një kohë të gjatë pa pelenë mund të shkaktojë situata të pakëndshme. Përveç kësaj kur ia hiqni pelenën mund të shtroni një beze në shtrat në këtë mënyrë fëmija juaj mund të ndihet i lirë për 5-10 minuta. Nëse fëmija ka skuqje atëherë mos e pastroni duke e fshirë por duke e larë pak nga pak me ndonjë copë pambuku.

4. Përdorni shumë pelena = do ankoheni më pak: rruga më e mire e parandalimit të lagështisë së tepërt në pelenë është ndërrimi i shpeshtë i saj. Duke e mbajtur pastër dhe duke e ndërruar shpesh mund të parandaloni shfaqjen e skuqjeve. Pastrojeni menjëherë sapo ta kuptoni që ka ndyrë. Kjo do të parandalojë kontaktin e urinës dhe jashtëqitjes me lëkurën e butë të fëmijës.

5. Thajeni mire fëmijën pas banjës: skuqja shkakton një fëmijë jo të qetë dhe prindër të mërzitur. Lagështia është armiku juaj kryesor në luftën kundër skuqjeve. Një përpjekje e vogël nga ana juaj do të parandalojë këtë armik. Nëse nuk e fshini, thajeni mire fëmijën pas banjës sepse lagështia kalon në pelenë. Kur të ndërroni pelenën fëmijës sigurohuni që të jetë i pastër dhe i thatë. Silluni butësisht me të kur e ndërroni dhe e fshini. Pastrojani ngadalë dhe pak e pak vendet e skuqura.

Komento