Smoothie me xhenxhefil dhe banane

214

Tani që jemi në stinën e dimrit ku ftohjet jane të shpeshta s’ka më mirë se sa të përfshini edhe xhenxhefilin në pijen tuaj. Kombonojeni me banane dhe diçka ëmbëlsuese dhe niseni ditën plot energji.

Përbërësit
1 banane e ndarë në feta
12 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle mjaltë
1/2 lugë gjelle xhenxhefil

Përgatitja
Hedhim në mikser bananen, kosin, mjaltin dhe xhenxhefilin. Përziejini ngadalë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Përmbajtja; 157 cal, 1g yndyrë, 57 mg sodium, 34g carbs, 28g sheqerna, 1.5 g fibra, 5g proteina.

Komento