Solariumi më i dëmshëm se sa ishte menduar

Solariumi më i dëmshëm se sa ishte menduar

Rrezet ultravjollcë ndaj të cilave iu nënshtrohemi gjatë qëndrimit në solarium, janë dukshëm më të dëmshme se sa që shkencëtarët kishin menduar më herët. Tash është konfirmuar se rrezatimi mund të depërtojë deri në shtresat e thella të lëkurës.

Rrezatimi në solarium ndikon dukshëm në shtimin e rrezikut nga kanceri i lëkurës, duke depërtuar jo vetëm në shtresat e epërme të lëkurës, por edhe deri tek ato që ndodhen në thellësi, tregon një studim i ri i kryer nga shkencëtarë britanikë.

“Derisa rrezet ultravjollcë, të cilat i emiton Dielli dëmtojnë vetëm sipërfaqen e lëkurës, në solarium këto rreze depërtojnë deri në shtresat bazike të lëkurës”, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas tyre, kjo do të thotë se rrezet prekin vendin, të cilin e ndajnë qelizat mes vete, andaj ekziston rreziku nga zhvillimi i kancerit.

Profesor Entoni Jang nga universiteti i Londrës, thotë se janë të pavërteta pohimet se solariumit nuk ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.

“Shpesh thuhet se rrezatimi nga solariumi nuk është i dëmshëm për lëkurën, por kjo është e pavërtetë. Sidomos është e nevojshme që të edukohen më mire njerëzit lidhur me këtë problem”, ka thënë ai.

Komento