Sony Online Entertainment hakohet sërish

Sony Online Entertainment hakohet sërish

Sony-t, lajmëroi klientët se kishte hyrë një shkelës në sistemin e tij dhe kishte vjedhur pikë nga llogaritë e përdoruesve me një vlerë prej 1,225 $.

Ky përkeqësim i fundit vjen pasi u vodhën llogaritë personale të 100 milionë përdoruesve të Sony-t kur sistemet e saj online, rjeti PlayStation dhe Sony Online Entertainment, u hakuan.

“Ne ndaluam shkëmbimet e pikëve të So-Net dhe u thamë klientëve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre”, u njoftua përmes një deklarate të So-Net në webfaqen e saj në japonisht.

Rreth 100,000 jen ($1,225) u vodhën nga llogaritë që u hakuan. Kompania tha se nuk ka prova se janë hakuar llogari të tjera në sistemin online.

“Në këtë pikë të hetimeve tona, nuk kemi konfirmuar asnjë rrjedhje të dhënash. Nuk kemi gjetur asnjë shenjë që një palë e tretë të ketë vjedhur emrat e anëtarëve, adresat e tyre, datëlindjet dhe numrat e tyre të telefonit.”

Ekspertët e sigurisë thanë për Reuters-in se rrjetet e Sony-t në botë janë të ekspozuar ndaj sulmeve.

Komento