Sot më pak seks se vitet e 90-ta

Sot më pak seks se vitet e 90-ta

Sot më pak seks se vitet e 90-taNjerëzit po bëjnë më pak seks se në vitet ’90. Rrjetet sociale dhe problemet ekonomike janë shkaktarët e mungesës së vëmendjes së gjeneratës së sotme ndaj marrëdhënieve intime.

Ndërkohë gjenerata e re e grave duket se është shumë herë më e lirë në aspektin seksual se san ë vitet ’90.

Femrat e sotme e humbin virgjërinë që në moshën 16-vjeç, kanë mesatarisht 8 partnerë (në krahasim me meshkujt me 12 partnere) dhe është katërfishuar numri i grave që provojnë marrëdhëniet lezbike.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga një studim I kryer në Britaninë e Madhe, sipas BBC.

Gjithsesi ndryshimet radikale në sjelljen seksuale të femrave nuk e ç’bën faktin se sot bëhet më pak seks se san ë vitet 90 për shkak të jetës së zënë, problemeve ekonomike dhe përdorimit në masë të teknologjisë e rrjeteve sociale.

Mesatarisht , burrat dhe gratë e moshës 16-44 tani bëjnë seks vetëm tre herë në muaj në krahasim me pesë herë në muaj në vitet 1990.

Studimi sjell dhe të dhëna për shtatzanitë, të cilat në shumicën e rasteve janë të padëshiruara. Ndërsa për marrëdhëniet pa dëshirë numrin më të lartë e përbëjnë gratë, të paktën 1 në 10 gra bën seks pa dëshirën e saj, ndërsa vetëm 1 në 70 burra e provojnë një eksperiencë të tillë.

Studimi ka zbuluar se seksi nuk është tabu për moshat mbi 60 vjecc. Rreth 42% e grave dhe 60% e burrave të moshës 65-74 ka bërë seks vitin që shkoi.

Komento