Specat djegës luftojnë kancerin

2

2Specat djegës mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, kapsaicina, përbërësi aktiv i specave djegës, mund të shkatërrojë qelizat e sëmura.

Pikërisht përbërësi që u jep shijen djegëse specave, mund të rrethojë qelizat e kancerit, duke i vrarë ato.

Të tjerë kancere që mund të luftohen nga speci i kuq djegës janë edhe kanceri i zorrës së trashë, kockave dhe pankreasit.

Megjithatë, kapsaicina nuk është efektive nëse e han, thith apo nëse injektohet.

Shkencëtarët e universitetit të Ruhrit në Gjermani thonë se ky përbërës është efektiv vetëm si një pilulë, që i bashkëngjitet një tjetër ilaçi dhe shënjestrojnë qelizat e kancerit.

Komento