Sportet që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit

Sportet që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit

Marrja aktive me aktivitete fizike, krahas ushqimit të shëndetshëm, më së shumti ndikon në humbje të shëndetshme në peshë.

Ushtrimet më efikase për shkrirjen e dhjamit përbëhen nga ushtrimet kardiovaskulare, por edhe në forcën e ushtrimeve që ndihmojnë në formësimin e trupit. Në mënyrë që të humbni kilogramët në mënyrë krejt të shëndetshme, zgjidhni sportin apo aktivitetin fizik që i përshtatet nevojave tuaja.

Vrapimi

I thjeshtë, por mënyrë shumë efikase e humbjes në peshë është vrapimi. Fillestarëve u sugjerohet një kombinim i vrapimit të shpejtë në distanca të shkurta, me ecje të shpejtë. Një trening kohor si ky në mënyrë të hatashme shkrin kaloritë.

Ngasja e

biçikletës

Pa marrë parasysh nëse e përdorni biçikletën e dhomës apo e ngasni përjashta, biçikleta është mënyrë shumë e mirë për shkrirjen e kalorive. Për një orë vozitje të biçikletës mund të shpenzoni nga 500 deri 1.000 kalori.

Ecja

Ecja, ecja e shpejtë është aktiviteti më i thjeshtë fizik, ndërsa që kështu formësoni këmbët, stomakun dhe ijet. Ecja në kodra apo terrene jo të rrafshëta, male, shkrin një sasi të madhe të kalorive. Në vend se të voziteni me makinë apo transport publik, ecja e përditshme ndikon të humbni në peshë në mënyrë krejt të shëndetshme.

Kërcimi

Secili lloj i ushtrimeve përfshin formën e kërcimit që ndikon në shkrirjen e dhjamit dhe të kalorive, për shembull kërcimi në konop dhe trampolinë. Kërcimi në litar shkrin më shumë se 700 kalori, e në trampolinë 400 kalori.

Vallëzimi

I thjeshtë, zbavitës dhe mënyrë shumë e lehtë e humbjes në peshë është vallëzimi. Me këtë aktivitet trupor mund të merreni në shtëpi, mjafton të lëshoni muzikën tuaj të preferuar dhe të vallëzoni për së paku një orë. Një orë vallëzim shpenzon nga 600 deri 800 kalori.

Tenisi

Tenisi është një sport mjaft argëtues, i cili po ashtu ndihmon në humbjen në peshë. Kërkon lëvizje të shpejtë, që është mënyrë ideale në shkrirjen e kalorive.

Noti

Edhe pse verën e kemi lënë pas shpine, kjo nuk do të thotë se kënaqësinë e notit nuk mund ta përjetoni deri në verën e ardhshme. Një orë aktive e kaluar në pishinë trupit i dhuron linja të mira dhe shkrin rreth 800 kalori.

Komento