Stërvituni nga pak

Stërvituni nga pak

Stërvitja e lehtë mund të çojë në shfaqjen e më shumë përbërësve ushqyes në qumështin e gjirit, duke rritur grumbullimin e tyre në gjak.

Nëse keni dëgjuar se stërvitja ndikon në cilësinë e qumështit të gjirit, mos u shqetësoni më: kur studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut në Greensboro kërkuan nga 140 gra të shëndetshme të ecnin për 30 minuta, me ritëm jo shumë të shpejtë, rezultatet nuk treguan rënie të acideve yndyrore të domosdoshme në qumështin e gjirit.

Në fakt, studimi vërtetoi një tendencë në rritje të grumbullimit të yndyrave të pangopura në të. Sipas Sharllot Loveladi, profesore e Ushqyerjes në Universitetin e Karolinës së Veriu në Grensboro, e cila hartoi studimin, stërvitja e lehtë mund të çojë në shfaqjen e më shumë përbërësve ushqyes në qumështin e gjirit, duke rritur grumbullimin e tyre në gjak.

Por, mos e ekzagjeroni! Stërvitja e theksuar mund të harxhojë rezervat e energjisë, duke vështirësuar prodhimin e qumështit. Gjithashtu, një studim i mëparshëm tregoi se, stërvitja e vrullshme mund të zvogëlojë praninë e një proteine në qumështin e gjirit, që forcon sistemin imunitar të foshnjës. Pra, kujdesuni të mos stërviteni shumë, por në asnjë mënyrë mos nd

Komento