Home » Shëndetësi » Streptokoku A shkaktar i meningjitin infeksionin ne vesh dhe pneumonitit

Streptokoku A shkaktar i meningjitin infeksionin ne vesh dhe pneumonitit

Streptokoku A shkaktar i meningjitin infeksionin ne vesh dhe pneumonititStreptokoket janë baktere gram-pozitive, të cilat shpesh paraqiten si vargje ose çifte dhe janë katalazë-negative (për dallim nga stafilokoket që janë katalazë pozitive). Grupet më të rëndësishme të streptokokeve janë A, B dhe D.

Në mesin e këtyre grupeve të streptokokëve, rëndësinë më të madhe klinike e ka streptokoku i grupit A, i cili shkakton sëmundje ngjitëse (posaçërisht faringit). Pneumokoku (streptokoku i pneumonisë)-shkaktari kryesor i pneumonisë humane, Streptococcus mutans dhe streptokoket e tjera të ashtuquajtura viridans (shkaktarë të kariesit të dhëmbëve) nuk posedojnë antigjene grupore.

Pas rritjes së streptokokëve në gjakun e deleve mund të vërehen tri lloje të reaksionit të hemolizës: alfa, beta, gama.
Ky mikroorganizëm zakonisht shkakton faringjit supurativ (qelbëzues), nganjëherë edhe infeksion të lëkurës.

Nga mesi i shekullit XX, komplikimet serioze të infeksioneve me streptokokë të grupit A filluan të pakësohen- për të zbritur dukshëm gjatë viteve 70. Prandaj, interesimi për këtë mikroorganizëm u zvogëlua. Por, në vitet 80 dhe 90, kishte një rritje në shpeshtësinë e shfaqjes së “etheve reumatike” klasike (një sëmundje jo-qelbëzuese e zemrës) dhe të formave të reja të sëmundjeve streptokoksike, duke përfshirë bakteremitë “invazive” të ngjashme me sindromën e shokut toksik (të shkaktuar nga S. aureus) dhe të ashtuquajturat bakteret “mishngrënëse”. Infeksionet me streptokoke të grupit A prekin të gjitha grup-moshat, por veçanërisht moshat prej 5-15 vjeç.

Mendohej se ndërlikimet serioze (përfshirë ethet reumatike dhe baktereminë invazive) prekin kryesisht personat që kanë disa defekte madhore në sistemin e tyre të imunitetit (përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobësuar). Megjithatë, tani është e qartë se edhe fëmijët dhe të rriturit, që më parë kanë gëzuar shëndet të mirë mund të jenë të rrezikuar nga ndërlikimet serioze, të infeksioneve me këtë mikroorganizëm.

Ethja reumatike, është një sëmundje inflamatore, e cila prek kryesisht nyjet. Edhe pse është serioze (e shpejtë), mund të kaloj një periudhë e zgjatur kohore për tu zhvilluar. Mekanizmi i imunopatologjisë kronike të etheve reumatike nuk është sqaruar. Gjithashtu, muri qelizor i streptokokeve të grupit A është shumë rezistues ndaj degradimit tek strehuesi.

Këto antigjene qëndrojnë me muaj gjallë dhe eksperimentalisht mund të shkaktojnë sëmundje, që ngjasojnë me artrit dhe kardit reumatik. Artriti reumatik nuk duhet të ngatërrohet me sëmundjen më të shpeshtë reumatike- artritin reumatoid. Trajtimi dhe përfundimi i hershëm i infeksioneve të grykës pas terapisë me penicilinë e zvogëlon mundësinë e zhvillimit pasues të karditit reumatik.

Bakteremia dhe shoku-toksik:

Format e reja invazive e nganjëherë fatale të sëmundjeve të përshkruara jane sëmundja e ngashme me shokun toksik (përfshirë skuqjen, ethet dhe zhvendosjen e lëngut nga rrjedha e gjakut në indet periferike duke dhënë edema) Prodhimi i toksinave pirogjenike (A, B dhe C) janë shenja dalluese e këtyre shtameve. Kjo sëmundje është e rrallë, por shumë shpejt (brenda disa ditësh) mund të përparojë duke rrezikuar jetën.

Karditi reumatik:

Fatkeqësisht, disa lloje të proteinave M antigjenetikisht reagojnë me reaksion kryqëzues me zemrën dhe mund të jenë përgjegjëse për kardit reumatik. Frika nga autoimuniteti me te drejtë ka ndaluar përdorimin e vaksinave streptokoksike të grupit A. Megjithatë, mbrojtja e dallueshme kundër epitopeve me reaktivitet kryqëzues është tashmë e definuar dhe zbulimi i një vaksine duket i mundshëm

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

1 Response to " Streptokoku A shkaktar i meningjitin infeksionin ne vesh dhe pneumonitit "

  1. bledion vladi says:

    Prinder duhet te keni kujdes me femijet tuaj dhe duhet qe ti vizitoni shpesh tek mjeku!!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress