Studim mbi vlerat e vitaminës D

Studim mbi vlerat e vitaminës D

Instituti amerikan i Mjekësisë është i përfshirë në një studim që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje në konsumimin e rekomanduar ditor të vitaminës D.

Studimi tregon se vitamina D ndikon në gati çdo pjesë të trupit dhe se niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë me pasoja të rënda për shëndetin.

Vitamina D që përftohet nga rrezet e diellit, thithet nga organizmi nëpërmjet lëkurës, dhe bllokohet kur njerëzit përdorin mbrojtëse diellore për të shmangur prekjen nga kanceri në lëkurë. Vitamina D gjendet edhe në disa ushqime. Por ndërsa njeriu vë dhjamë, vitamina D mbetet e bllokuar në yndyrën e trupit.

Vitamina D ndihmon trupin për të absorbuar kalcium, si dhe ndihmon për formimin dhe forcimin e kockave. Mungesa ekstreme e vitaminës D shkakton deformim e kockave tek fëmijët dhe dobësimin tek kockat e të rriturve. Mjekët rrallë i dallojnë këto kushte. Por studimet e kanë lidhur mangësinë e vitaminës D me një numër problemesh të rënda shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit, osteoporozën, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe disa çrregullime të sistemit imunitar. Niveli i ulët i vitaminës D është lidhur edhe me presionin e lartë të gjakut.

DR. Michael Irving thotë se vitamina D luan rol në gjithë trupin. Rol aktiv, kjo vitaminë luan në gjoks, në prostatë, në zorrën e trashë dhe nëpërmjet këtij aktivizimi, Vitamina D ndihmon për të mbrojtur trupin nga kanceret në këto organe, duke rregulluar mënyrën e rritjes dhe vdekjes së qelizave.

Instituti i Mjekësisë, i cili këshillon qeverinë mbi në fushën e shëndetit, pritet të paraqesë rekomandime të reja rreth sasisë së vitaminës D. Sipas rekomandimeve të tanishme, një amerikan duhet të marrë çdo ditë 200 deri 600 njësi të vitaminës D. Por shumë ekspertë, duke përfshirë Dr Irwig, rekomandojmë për të rriturit 1000 deri 2.000 njësi vitamine D në ditë, sasi që mund të plotësohet vetëm duke marrë vitamina shtesë në formë tabletash.

One Comment

  1. esht e vertet qe vitamina (D)rrelakson trupin e njeriut forcon mendjen provone do te bindeni ne vet veten tun buli mitrovic

Komento