Studimi, si ndikon mbi trurin tymosja e kanabisit

3

3Ka kohë që dihet se njerëzit të cilët fillojnë të pinë kanabis shpejtë mund të bëhen të varur.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar pse: pirja e kanabisit për një kohë të gjatë shkatërron qarqe të caktuara në tru, duke çuar në nevojë për të pirë dhe varësi.

Ata kanë gjetur se një pjesë e trurit, përgjegjëse për varësi, u aktivizua më shumë kur njerëzit shikuan fotografi të kanabisit gjatë studimit të tyre.

Hulumtuesit thanë se kjo tregoi se njerëzit të cilët e pinë shpesh kanabisin, bëhen shpejtë të varur nga ai.

Përveç që shkakton probleme në jetën e njerëzve – si në familje dhe marrëdhënie – kanabisi shkakton varësi psikologjike. Kjo sugjeron se përdorimi i rregullt i kanabisit e ndryshon trurin, duke e dëmtuar atë dhe memorien e tij.

Komento