Super ide për shujtë të shëndetshme në vendin e punës

Super ide për shujtë të shëndetshme në vendin e punës

Nëse rrini ulur gjatë

Nevojat tuaja: Fibra bimësh të cilat rregullojnë punën e zorrëve, vitaminë C për forcim të sistemit të imunitetit, proteina dhe karbohidrate të cilat treten ngadalë.

Sandviçi juaj: 70 gramë bukë integrale, një omëletë e ftohtë me erëza me shije hudhre, domate, spec, majdanoz.

Vlera energjetike: 270 kcal, 18 g proteina, 11 g yndyrë, 60 mg vitaminë C, 6 mg fibra bimësh.

Nëse ecni shumë

Nevojat tuaja: Karbohidrate të cilat treten ngadalë, yndyra të mira, hekur, vitamina të grupit B të dobishme për muskuj.

Sandviçi juaj: 70 g bukë me drithëra të lyer me margarinë, dy feta proshutë, tranguj turshi.

Vlera energjetike: 450 kcal, 28 g proteina, 20 g yndyrë, 10 mg hekur, 50 mg magnez.

Nëse jeni në dietë

Nevojat tuaja: Karbohidrate të cilat treten ngadalëë në mënyrë që të jeni të ngopur deri në shujtën e ardhshme dhe pak yndyrë për disponim më të mirë.

Sandviçi juaj: 70 g bukë italiane integrale të lyer me një shtresë të hollë të margarinës dietale dhe mustardë, qepë, trangull, domate dhe mish të bardhë të pulës të prerë në copa katrore.

Vlera energjetike: 300 kcal, 21 g proteina, 8 g yndyrë, 3 g fibra bimësh.

Komento