Superbakteri MRSA, rezistuese ndaj antibiotikëve

Superbakteri MRSA

Lloji i MRSA-së, kompleksi klonal 5, në vend që të vrasë bakteret e tjera, jeton me to dhe merr ADN-në e tyre, për ç’arsye vjen deri te mutacioni dhe krijimi i superbaktereve të reja.

Kompleksi klonal 5 (CC5), lloji i superbakterit MRSA është rezistues në llojin e fundit të antibiotikëve të avancuar, të cilët përdoren për shërimin e infeksioneve, pohojnë shkencëtarët amerikanë.

Nga viti 2002, shkencëtarët kanë gjetur 12 raste të rezistencës së bakterit në antibiotikun vankomicin, i cili përdoret për shërimin e infeksioneve të rrezikshme për jetën. Kompleksi klonal 5 më se lehti thyen mbrojtjen e antibiotikëve, sepse përshtatet shumë më mirë sesa llojet e tjera dhe bashkekziston me llojet e tjera të bakterit dhe merr ADN-në e huaj, përcjell Daily Mail.

“Në vend se të vrasë bakteret e tjera, CC5 jeton me to, ndërsa mutacionet e gjenit i mundësojnë që të përvetësojë ADN-në e huaj, në këtë rast gjenin e bakterit. Në ato vende ku zhduken gjenet, të cilat i ka përvetësuar MRSA-ja vjen deri te përhapja e baktereve në vatra të infeksionit. Pikërisht kjo përzierje e llojeve të ndryshme të baktereve krijon llojin e ri rezistues në antibiotikë çka rrezikon pacientët në spitale”, pohon hulumtuesi Jim Sliwa.

Komento