A ta shkurton martesa jetën? Përgjigja e këtij studimi do t’ju lë pa mend

3

3Nga të gjitha gjërat që mund t’i kërkoni në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës. Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, vikendet me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më vonë nuk do të keni më gjëra për të folur.

Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50’ta akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë të cekim që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë sesa meshkujt e pamartuar.

Komento