Takat 12 cm ndihmojnë për vetëvlerësimin

Takat 12 cm ndihmojnë për vetëvlerësimin

Takat 12 cm ndihmojnë për vetëvlerësiminKeni hequr ndonjëherë një palë këpucë me taka 12 cm para një burri, pa e çoroditur partnerin tuaj?

Shikoni kudo: në autobus, në tren, në rrugë, në bulevard, në periferi, në bar, në restorant, kudo, por duke mbajtur shikimin përdhe, në lartësinë e këpucëve. Sa taka 12 cm shihni? Shumë. Provojeni e do të më jepni të drejtë.
Taka 12 cm në orën 8 të mëngjesit për të shkuar në zyrë, taka 12 cm në mesditë për të marrë fëmijën nga shkolla. Taka 12 cm në orën 5 mbasdite për të bërë blerjet. Dhe një pushtim i takave 12 cm nga ora 7 e darkës e tutje. Kudo. Të ecësh mbi taka 12 cm të larta nuk është shaka dhe kjo u jep grave rëndësi. Një motiv duhet të jetë në mes.
Takat e larta kanë bërë për gratë më shumë se Gloria Steinem, teoriciene dhe kampione historike e feminizmit. Takat 12 cm të larta u kanë dhënë grave vetëvlerësimin.
Gloria Steinem thoshte se “nuk është kurrë vonë për një fëmijëri të lumtur”. Me këto fjalë donte të thoshte se, meqenëse se vetëvlerësimi krijohet në fëmijëri dhe shumë prej nesh pikërisht në fëmijëri e kemi humbur, çdo femër mund të çlirohet nga poshtërimet e shkaktuara nga edukimi i marrë në periudhën e parë të jetës, duke krijuar një fillim të ri, të vetëdijshëm. Dhe takat 12 cm të larta bëjnë pikërisht këtë gjë. Ato i bëjnë gratë të rilindin. Të bukura, autoritare, magjepsëse, të sigurta. Shikoni një grua, një grua çfarëdo, ndërsa ecën mbi taka 12 cm të larta. Lëkundet lehtë, e mban kokën lart dhe sheh botën me krenari. Këtë gjë e bën sepse ndjehet e bukur. Dhe duke u ndjerë e bukur, bëhet e bukur. Takat 12 cm të larta i japin një ecje joshëse cilësdo këmbë, pavarësisht nga forma apo përmasat, qoftë ajo e shtrembër apo e drejtë, e gjatë apo e shkurtër. Me takat 12-centimetërshe, çdo lloj këmbe bëhet ajo që François Truffaut, regjisori i filmit “ Zonja e portës ngjitur”, e përshkruan si “kompasi që mat botën”.
Të bekuarat taka 12-centimetërshe! Duhet thënë se ato nuk kanë asnjë lidhje me takat e vjetra me majë 6-8-10 centimetra. Takat me majë janë zanafilla e një feminiliteti të nënshtruar. Joshin, pa diskutim, por në mënyrë të gabuar. Duke i veshur ato, do të thotë t’u japësh burrave këtë mesazh: “më ndiq pas, unë nuk mund të vrapoj, kështu që t’i do të më kapësh”, ndërsa takat 12-tërshe ngrenë lartë, aq lart sa asnjë burrë nuk mund të barazohet me ty. E