Të fjeturit në një shtrat me partnerin është rrezik për shëndetin…

3

3Një studim i ri doli në përfundimin se të fjeturit në të njëjtin shtrat me partnerin mund të jetë e dëmshme për humorin, pamjen dhe karrierën, ndaj është mirë që të flini të ndarë.

Sipas një sondazhi të realizuar nga universiteti i Leeds dhe Silentnight, 29 përqind e atyre që morën pjesë thanë se partneri ishte arsyeja se përse bënin gjumë të keq.

Më herët një tjetër kërkim shkencor kishte konkluduar se gjumi i keq rrit rrezikun e prekjes nga depresioni, sëmundjet e zemrës, problemet me frymëmarrjen dhe rrit rrezikun e divorcit e sjelljeve vetëvrasëse, ndaj disa ekspertë besojnë se është ide e mirë që të fluni në shtretër të ndarë.

Sipas tyre nuk është vetëm mendja jonë që vuan, por gjumi i keq mund të dëmtojë edhe lëkurën, duke e plakur atë para kohe./tvklan.al

Komento