Të mirat e dardhes

Të mirat e dardhes

Të mirat e dardhesDardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave, ulin sasinë e yndyrave në gjak, ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme.

Në përmbajtjen e saj gjenden kripërat minerale si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj.

Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Në sajë të përmbajtjes së hekurit, dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë.

Ato bëjnë mirë gjithashtu në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit. Lëkura e dardhës ka veti diuretike dhe na ndihmon në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundër osteoporozës, ky frutë është e dobishme edhe për trurin.

Komento