Të mirat e kantarionit

Të mirat e kantarionit

Të mirat e kantarionitKantarioni (lloj bime) njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe antivirale, e falë veprimit antiinflamator, mund të përdoret edhe te plagët dhe djegiet. Përdoret edhe për zvogëlimin e dhembjeve te gastriti.

Viteve të fundit, kantarioni është duke u bërë gjithnjë e më i popullarizuar edhe në luftë kundër depresionit, ku shihet se, krahasuar me ilaçet antidepresive, ai e ka efektin dhe dobinë e njëjtë, por nuk i ka efektet e padëshirueshme, të cilat i kanë të gjitha ilaçet.

Për këtë shkak, kantarioni përdoret te depresioni, ankthi, çrregullimet e humorit në menopauzë, te çrregullimi obsesiv-kompulsiv, si dhe te depresioni sezonal.

Disa studime kanë treguar se kantarioni ka veti të dobishme edhe në luftë kundër sidës dhe hepatitit C. Vagjinaletat (tabletat për përdorim vagjinal) e kantarionit përdoren për dezinfektim, meqë kanë veprim të gjerë antibakterial.

Kantarioni mund të përdoret edhe te urinimi gjatë fjetjes. Është i dobishëm edhe te lëndimet, pickimet e insekteve, hemorroidet, etj.

Komento