Të mirat e saunes me rreze infra të kuqe

Të mirat e saunes me rreze infra të kuqe

Të mirat e saunes me rreze infra të kuqeFemrat si Jennifer Aniston kanë gjetur një armë për të ruajtur dukjen e re, ndërsa ne kemi kuptuar se si ky tretman ndikon në lëkurë, trup dhe vitalitet, transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇFARË ËSHTË SAUNA ME RREZE INFRA TË KUQE?

Me siguri se keni provuar saunat e zakonshme, por për dallim prej tyre këto me rreze infra të kuqe funksionojnë në princip tjetër: ato përdorin dritën për të krijuar nxehtësinë. Saunat që jem mësuar me to ngrohen me avull, ndërsa te sauna me rreze infra të kuqe janë ato që ngrohin indet e lëkurës.

SI NDIKON KJO?

Nxehtësia, të cilën e prodhojnë dritat infra të kuqe depërtojnë më thellë, që saunat me avull nuk e bëjnë dhe kështu nxitin heqjen e toksinave derisa djersiteni. Në këtë mënyrë, sipas dr. Alejando Junger, ju e mashtroni trupin tuaj se ka temperaturë.”Temperatura e rritur në trupin tonë krijon kushte për funksionim më të mirë të sistemit imun. Një mënyrë që këtë e tregon është përmes djersitjes, e te saunat me rreze infra të kuqe kjo është intensive që do të thotë se në mënyrë intensive hedhim helmet jashtë nga trupi”, thotë dr. Junger.

Komento