Të mirat kryesore nga gështenjat

Të mirat kryesore nga gështenjat

Të mirat kryesore nga gështenjatPërpos që gështenja (Castanea sativa) ka një shije të mrekullueshme, ajo është edhe shumë e dobishme për shëndet,trasmenton gazeta Kosova Sot.

Gështenjat nuk përmbajnë glutinë, e cila shkakton problemet më të mëdha të pacientëve që vuajnë nga celiakia, prandaj ato mund të konsumohen lirshëm nga ta.

Gështenjat janë bomba të vërteta të antioksiduesve. Gështenjat janë pema e vetme me gëzhojë që përmban vitaminë C. Kjo ndikon në forcimin e eshtrave, dhëmbëve dhe enëve të gjakut. Konsumimi i gështenjës po ashtu ndikon në stabilizimin e niveleve energjike, por ndikon edhe në uljen e kolesterolit.

Rreth 90 g të gështenjave sigurojnë 35% të sasisë së rekomanduar të thartirës folike. Aq shumë rëndësi kanë folatet, sa që në SHBA kërkohet shtimi i tyre në bukë, cereale, pasta dhe drithëra të tjera.

Komento