Home » Ushqim » Te mirat nga lekura e frutave

Te mirat nga lekura e frutave

Gjyshet tona megjithate kishin te drejte, nje molle ne dite do te ruaje shendetin tone, por vetem nese nuk qerohet para ngrenies.

Hulumtuesit kane zbuluar se acidi i cili e mban levoren e molles te shkelqyer, na jep me shume vlera per shendet se sa vete brendesia e molles – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nen kontroll e kolesterolit dhe sheqerit, raporton Daily Mail.

Mollet nuk jane pemet ose perimet e vetme te cilat kane levore te dobishme. Levoret mund te perdoren si preparate natyrale per lekure e madje edhe per lustrimin e kepuceve.

Po ju japim disa keshilla se cka te beni me levoret e pemeve sezonale – madje edhe levorja me qime e kivit eshte e shfrytezueshme.

Pjeshka

Hajeni levoren e saj per shkak te vlerave te pasura ushqyese ose ferkojeni fytyren me te qe te keni lekure shkelqyese.

E pasur me kalium dhe vitamine A, e cila rigjalleron dhe hidraton lekuren, levorja e pjeshkes do t’jua permiresoje sistemin tuaj te imunitetit, do te largoje toksinet nga trupi, do te zvogeloje mundesite per kancer, semundje te zemres dhe artritis, por edhe do t’i ruaje syte tuaj nga katarakti.

Ate mund ta perdorni si nje ilac te shpejte per lekuren, pas nje nate te stuhishme. Vendosni pak sheqer ne anen e brendshme te levores dhe ferkojeni bute fytyren tuaj.

Limoni dhe limoni i athet

Te dy frutat permbajne acid limoni, keshtu qe ju mund t’i perdorni ato si nje mjet te shkelqyeshem per lustrim te mesingut, bakrit… Shtrydhni pak leng ne soden e bikarbonit qe te fitoni nje efekt edhe me te mire, ose lerini disa copeza te levores ne shishe te ujit per te krijuar nje freskues aromatik ne shtepi.

Po t’i shtoni vajit te ullirit levoren e limonit do t’i jepni nje arome interesante, por edhe do te gjalleroni vajin qe ka ndenjur gjate.

Per te menjanuar ererat e palakmueshme nga furra mikrovalore, vendosni levoret e limonit dhe te mbeturat nga lengu i limonit ne te, (p.sh. pasi keni bere torte) ne ene te pambuluar dhe zieni disa minuta.

Portokalli

Levorja e portokallit eshte plot me antioksidante te fuqishem te quajtur superflavonide, e te cilat ndikojne ndjeshem ne reduktimin e nivelit te kolesterolit.

Sipas hulumtimeve te bera ne SHBA, antioksidantet qe gjenden ne levore jane 20 here me te fuqishem se ata ne lengun e shtrydhur te portokallit.

Shtojeni levoren e prere ne rende ne embelsira qe te perforconi ushqimin dhe te fitoni nje arome te mire.

Me se miri eshte te hidhet e tere levorja e portokallit ne shtrydhese frutash dhe te perfitohet krejt ajo qe fsheh kjo levore e pasur. Vetem se mos harroni ta lani mire levoren para se ta fusni ne shtrydhese.

Banania

Perdorni anen e brendshme te bananes per te “vizlluar” gjethet e luleve te shtepise. Jo vetem do te shkelqejne, por edhe do te mbrohen per shkak se levorja e bananes eshte pleh natyral dhe pesticid. Levorja e bananes eshte ideale per shkelqim te madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me nje pecete letre. Levorja e bananes permban shume kalium dhe antioksidante te cilet e mbajne lekuren te bute dhe fine dhe i mundesojne nje kendellje edhe me te shpejte. Nese keni gervishtje ose dicka te ngjashme vendosni mbi te levoren e bananes, dhe do t’ju sherohet me shpejt.

Nese ju pickon mushkonja, kjo levore cudiberese do te qetesoje kruarjen. Vetem ferkojeni vendin e prekur.

Levoren mund edhe ta hani, vetem se pari ziejeni ose perziejeni me mikser!

Per shkak te luteines e cila gjendet ne mase te madhe ne kete levore, me konsumimin e ketij ushqimi syte tuaj do te jene te mbrojtur nga demtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

Zijeni levoren per 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht perziejeni ne shtrydhesen e frutave dhe pini lengun e perfituar.

Kivi

Levorja me qime e kivit nuk eshte ushqimi me i shijshem te cilin do ta kishit deshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur.

Permban tri here me shume antioksidante se sa brendesia dhe vepron si nje mjet i fuqishem kunder alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve.

Levorja e kivit gjithashtu eshte nje ilac natyral kunder baktereve sic jane stafilokoku dhe E.coli. Shfrytezojeni bananen qe ta maskoni shijen. Te gjitha se bashku i perzieni ne shtrydhese dhe pini.

Shega

Perdorimi levoren aromatike per potpuri. Prijeni ne copa te vogla, thani dhe rregullojeni kendin tuaj te vogel aromatik.

Nese keni probleme me diarre ose dhimbje ne stomak ziejeni levoren e sheges ne uje dhe shtoni kanelle. Kur te ftohet pini nga pak tri here ne dite.

Patatja

Levorja e patates eshte nje elektrane e vertete ushqyese. Vetem levorja e nje patateje te madhesise se grushtit ofron gjysmen e sasise ditore te rekomanduar te fibrave te tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitamines C.

Patatja eshte po ashtu e mire per floke – mund t’i hiqni qafe thinjat ne menyre natyrale.

Levoren e patates ziejeni ne uje per 30 minuta dhe lereni te ftohet. Kete uje shfrytezojeni per t’i shperlare floket pas shamponit dhe gradualisht do t’i erresoje thinjat tuaja, ju nuk do te keni nevoje per kimikate dhe ngjyra te forta.

Dardha

Nese hidhni levoren e kesaj frute keni hedhur pjesen definitivisht me cilesore. Levorja e dardhes eshte e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese te cilat e tejkalojne vleren e asaj cka gjendet nen te.

Ne mesin e perberesve tjere cilesore, duhet te theksuar flavonoidin floretin – materien qe pengon rritjen e qelizave te tumorit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

1 Response to " Te mirat nga lekura e frutave "

  1. Anita says:

    SHum shum veprime te mira

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress