Të ndenjurit ulur 50 % e rrit mundësinë e zmadhimit të vitheve

Të ndenjurit ulur 50 % e rrit mundësinë e zmadhimit të vitheve

Ulja për një kohë të gjatë në një karrige e shton për 50 për qind mundësinë e krijimit të dhjamit në vithe dhe, si rrjedhojë rritjen e të prapmeve.

Ky është një lajm jo i mirë për të gjithë zyrtarët, të cilët rrezikojnë anën estetike dhe jo vetëm nga puna e tyre që për shumëkush mund të duket rehati. Ky përfundim shokues vjen nga një studim i universitetit të Tel Avivit.

Sipas shkencëtarëve, të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë, me të vërtetë ndikon në rritjen e vitheve, pasi presioni i ushtruar në zonat e trupit të përdoruar për t’u ulur rrit mundësinë e depozitimit të dhjamit me 50 për qind në këto pjesë të trupit.

Dhe, për më tepër nuk janë të rrezikuar vetëm personat, që mund të abuzojnë me ushqimin, por edhe ata që përdorin dieta të forta. Kështu që, bashkë me përfundimet e studimit ata kanë dhënë edhe një këshillë: Përpiquni që të qëndroni sa më pak ulur.

Komento