Të përzierat në shtatzani problem gjenetik

Të përzierat në shtatzani problem gjenetik

Të përzierat te gratë shtatzëna nuk janë një problem psikologjik, diktuar nga refuzimi i pavetëdijshëm i fëmijës, por ato pak apo shumë, kanë një çrregullim gjenetik që është çështje trashëgimie.

Ky është rezultati i një kërkimi të Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik në Oslo të Norvegjisë, drejtuar nga Ase Vikanes dhe publikuar në “British Medical Journal”.

Ekipi i Vikanes ka studiuar kartelat klinike të lindjeve nga 1967-2006 dhe ka identifikuar 50.000 çifte nënë-vajzë dhe 40.000 nënë-djalë.

Analiza e të dhënave tregoi se te grupi i parë, probabiliteti i të përzierave të rënda ishte 3%, ndërsa te grupi i dytë 1.2%.

Hulumtuesit thonë se “kjo sugjeron një prejardhje gjenetike të problemit, edhe pse nuk është hedhur hipoteza se nëna dhe vajza nuk ndajnë të njëjtët faktorë të tilla si pirja e duhanit, e cila nxit të përzierat”.

Komento