Të vërtetat në vitin e parë të martesës

Të vërtetat në vitin e parë të martesës

Shumica e femrave do të dëshironin ta dinë se çfarë i pret pas martesës, e disa prej tyre kanë vendosur që t’i shpalosin disa prej përjetimeve të tyre në vitin e parë të martesës. Në faqen e internetit “yahoo.com” është botuar ajo që çiftet do të dëshironin ta dinin, prandaj, të shkojmë më radhë.

Para se të martoheshim ishim aq shumë të zënë me punë, sa që mezi gjenim kohë për njëri-tjetrin. Kemi menduar se pasi të martohemi një çudi apo një mrekulli do ta ndryshojë këtë situatë, por ishim mashtruar.

Kështu kishim vendosur që e premtja mbrëma të jetë e rezervuar vetëm për ne të dyve. Tash së paku e dimë se e premtja mbrëma është rezervuar për ne”, thekon Xhuliana, njëra nga të anketuarat.

Shprehitë tona ushqimore ishin përkeqësuar. Pasi që kurorëzuam martesën filluam të konsumojmë pica dhe kokoshka dhe të qëndronim të ulur para aparatit televiziv. Thuajse shujtat e shëndosha i kishim lënë anash. Posa fillova të shtoj në peshë kam tentuar të ziej gjella të shëndosha. M’u desh shumë mund për të ndryshuar shprehitë e këqija e të dëmshme me ato të shëndosha”, thekson Tifani e anketuar nga faqja e internetit.

Pasi që u martuam u detyruam të jetojmë me prindërit e bashkëshortit tim. Dëshira ime që të jetoj vetëm me burrin tim u desh të pres. Pothuajse nuk mund të rrinim fare së bashku. Ky ishte një pikëllim i madh për mua, apo thuajse ishte një zhgënjim. Por, kjo na ndihmoi që edhe më shumë të përqendrohemi në qëllimet tona dhe të bëhemi të pavarur”, thekson Xheni.

Gjithnjë fjaloseshim rreth punëve të shtëpisë. Jetonim në një banesë të vogël dhe nuk kishte hapësirë të duhur. Unë kisha një obsesion se gjithçka duhej të ishte e rregulluar dhe e pastër. Bashkëshorti im ishte shumë më i relaksuar dhe kjo më çmendte. Me kalimin e kohës jemi zhvendosur në banesë më të madhe, ku kishte hapësirë të mjaftueshme e ai dhe unë kemi hapësirë për të gjitha gjërat”, rrëfen Tori.

“Kishim probleme me organizmin se si t’i organizojmë festat e fundvitit. Dëshironim të ftonim të dyja familjet, por në fund përfunduam tek familja e tij, e krejt në fund edhe tek familja ime dhe tek motra ime. Në shtëpi u kthyem me disa kile shtesë. E kuptova se kemi nevojë për një organizim më të mirë, zbulon e anketuara tjetër”, rrëfen Guen.

“Problemi ynë ishin financat. Na u desh të mësojmë se si të kursejmë në mënyrë më racionale. Ky më tepër ishte problem imi, sepse tashmë isha mësuar vetëm të blej dhe shpenzoj. Kjo shprehi u desh të ndryshojë, sepse muaji ishte më i gjatë. Në fillim e urreja një gjë të tillë, por e kuptova se burri im kishte të drejtë”, rrëfen Mikaela.

Komento