Home » Internet » Nisin hallet për Facebook, bie në pikiatë numri i “friends”-ave

Nisin hallet për Facebook, bie në pikiatë numri i “friends”-ave

Facebook, nuk është më në ditët e tij të lavdishme. Pasi hallet, duket se kanë nisur edhe për të.

Kjo të paktën, sipas vlerësimit më të fundit ecurisë së fshirjes të “friends”-ave nga përdoruesit e këtij rrjeti të njohur shoqëror.

Ai tregon se ky tregues dikur mjaft pozitiv i Facebook-ut, tashmë shënon rënie në pikiatë, një dukuri kjo e cila mund t’i kushtojë shtrenjtë rrjetit të themeluar nga Zuckerberg.

Kjo është vlerësuar si një tendencë shqetësuese në rritje, duke bërë që Facebook, të konsiderohet gjithmonë e më pak si një rrjet ku mund të përfitohen miqësi të reja. Pasi nëse përdoruesit do të nisin të mos i pranojnë gjithmonë e më shumë kontaktet e reja në këtë rrjet shoqëror, do të bjerë me siguri edhe kredibiliteti i tij.

Tendenca për të fshirë kontaktet, tregon se është kryer nga gati gjysmë miliardë përdorues të Facebook gjatë vitit të kaluar.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2013 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress