Home » Këshilla për Prindër » Temperatura tek fëmijët

Temperatura tek fëmijët

Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reaksion paniku.

Prandaj, lexojeni me kujdes këtë tekst! Cila temperaturë llogaritet si normale kur fëmija është e shëndoshë?
Temperatura trupore normale tek fëmijët është 37 gradë C.

Gjatë ditës mund të ulet nga 36.10 C në mëngjes deri 38 gradë C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është aktiv.
Si matet temperatura?

Me prekje të zakonshme të ballit, fytyrës dhe stomakut, nënat mund të orientohen se a ka fëmija temperaturë të lartë. Megjithatë, mënyra e vetme e sigurt, që të vërtetohet se fëmija ka temperaturë të lartë është që të matet ajo. Temperatura trupore mund të matet në zorrën e trashë (rektum), në gojë dhe nën sqetulla (aksilë). Mos përdorni shirita që vendosen në ballin e fëmijës ose termometra që nuk duken të sigurtë.

Cila temperaturë llogaritet si e lartë?

Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë, nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C.

A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë?

Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund ti bëj keq fëmijës, me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit.
Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike. Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.

Si e rregullon organizmi temperaturën trupore?

Temperatura trupore rregullohet përmes qendrës që është e vendosur në pjesën e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” është i zhvendosur, në vlera më të larta se normalja.

Cilat janë shkaqet më të shpeshta për ngritje të temperaturës?

Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta.

Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën drejt normales. Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë. Më shpesh temperatura e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infektive. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.

Si të hetoj që fëmija im ka temperaturë?

Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma që janë të lidhura me sëmundjen ekzistuese, që ka sjell deri te ngritja e temperaturës (p.sh. kruarje te ethet, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit). Vetë ngritja e temperaturës shkakton përshpejtim të frymëmarrjes, të pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janë shenjë se organizmi mundohet ta risë temperaturën; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ulë temperaturën. Si efekte anësore mund të shfaqen plogështi, dehidrim i lehtë, ndonjëherë çrregullim i vetëdijes dhe konvulsione febrile.

A korrespondon lartësia e temperaturës me seriozitetin e sëmundjes?

Jo çdo herë. Pamja dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës sugjerojnë më shumë për seriozitetin e sëmundjes, se sa lartësia e temperaturës.

A mund të sjellë temperatura e lartë komplikime?

Te fëmijët normalë, temperatura e lartë rrallë shkakton komplikime. Nëse fëmija është tepër i nxehtë dhe nuk ka mënyrë që ta eliminojë nxehtësinë mund të shfaqet pika e diellit. Kjo mund të ndodh nëse fëmijë febril vishet shumë ose nëse vendoset në afërsi të burrimit të ngrohtësisë ose nëse lihet në veturë në diell direkt, pa ventilim adekuat.

Humbja e tepërt e lëngjeve që ndodh përmes djersitjes ose përmes frymëmarrjes të përshpejtuar, mund të sjell deri te dehidratimi. Në atë rast, nëna vëren se pelenat që zakonisht janë tepër të lagura, tani janë të thata (urinim i pakët), ndërsa urina është shumë e koncentruar dhe ka erë të fortë. Fëmija i dehidruar është më shumë i prirur ndaj pikës së diellit.

A mund të sjellë temperatura e lartë konvulsione febrile dhe cili është rreziku?

Me këtë emër emërtohen ngërçet të shkatuara nga temperatura e lartë. Vetë ataku duket shumë dramatik. Fëmija përnjëherë e humb vetëdijen, sytë janë të ngulitura lart dhe fillon të dridhet. Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnë me ato epileptiket, konvulsionet febrile të pakomplikuara janë të të parrezikshme. Ata mund të përsëriten gjatë një situate tjetër me temperaturë të lartë, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepër rrallë shkaktojnë dëmtim të trurit. Shfaqen te rreth 4% e fëmijëve, më shpesh në moshë prej 1-3 vjet. Zakonisht zgjasin më pak se 15 minuta. Kujdes! Ndonjëherë konvulsionet e shoqëruara me temperaturë sinjalizojnë inflamacion të cipave të trurit (meningjit) dhe prandaj fëmijët me konvulsione febrile duhet të dërgohen te mjeku.

Kur të drejtoheni te mjeku?

Dërgojeni fëmijën tuaj urgjent te mjeku në situatat që vijojnë: nëse fëmija është më i vogël se 2 muaj, nëse temperatura është më e lartë 40.40 C, nëse zgjohet rëndë, nëse është konfuz ose me vetëdije të çrregulluar, nëse qan dhembshëm, nëse duket shumë i sëmurë, nëse është prezent rreziku për infeksion serioz (p.sh. fëmijë me abnormalitet të imunitetit), nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e shtangur, nëse në lëkurë janë prezente njolla të kuqe (pika), nëse merr frymë vështirë, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundën. Në situatat që vijojnë edhe pse nuk është urgjente, prapë se prapë duhet të kosultoni pediatrin.

Nëse fëmija është i moshës prej 2-4 muaj, nëse temperatura është e lartë (400 gradë C) sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjet, nëse gjatë urinimit ndjen djegie ose dhembje, nëse i dhemb veshi, nëse çalon gjatë të ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nëse ankohet për dhembje barku, nëse temperatura zgjat më shumë se 72 orë, nëse ka temperaturë më shumë se 24 orë pa arsye të qartë, nëse temperatura është ulur më gjatë se 24 orë dhe pastaj është shfaqur sërish./ballkan/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

12 Responses to " Temperatura tek fëmijët "

  1. avnor says:

    sa mund ti zgjat temperatura e lart pas vaksionimit femiut 7 jave

  2. gazi says:

    i/e nderuar temperatura e femijut tim tani eshte 38.5 kemi qene te pediatri ka konstatuar se ka skuqje te fytit pas perdorimit te paracetamolit femijes i zbret ne 37 por as pas 4 oreve perseri i ngitet temperatura a eshte normale kjo dukuri flm ne mirkuptim pres pergjigje te shpejt

  3. admin says:

    Pershendetje Gazi
    Eshte normale te zbresi ne 37 sepse ilacet qe perdoren per temperatur kan efekt 4 deri ne 6 ore, prandaj i ngritet serisht temperatur.Ju kshilloj te beni kujdes.

  4. Dhurata says:

    Pershendetje ,
    goca ime eshte 13 muajshe qe prej te dieles ka pasur temperature e cila i arrti deri ne 39 e gjysem. E vizitova dhe per momentin e kam me gjilpera.3 dite iu ul por sot i shkoi prape 39 megjithese gjilperat akoma i vazhdon. Si thoni do kete ndonje infeksion cfare duhet te bej?
    Me respekt

  5. alma says:

    pershendtetje,

    djalin e kam 6 mujash dhe para 5 ditesh kishte temp 39 grade marre mjekun tin ne tel e me thote jepi 4 ml paracetamol ,por une edegjova gabimisht se duhet ti jepja 4 ml ose paracetamol ose algofren dhe i jap djalit 4 ml algofren ,djalit ju ul tem normale dhe gjithe naten nuk kishte ,e cova dites tjeter paradite tek mjeku e vizitoi dhe kishte fytin e acaruar.i thashe qe i kisha dhene algofren ne vend te paracetamolit por mjeku me tha i ke dhene shume ,ne darke djalit i vajti temp 34 grade,u alarmova mora mjekun ne tel me tha veri te gnrohta nga trupi ,dua te di se mos ka ndikuar kjo ulje e temp ne organet e femijes sim? cfare keshilla jepen ose cfare ndodh me femijet kur i lute temp ne 35 apo 34 grade?jam shume e shqetesuar .
    me respekt alma

  6. Eglantina says:

    nga se shkaktohet temperatura e ulet, sili eshte kufiri shqetesues dhe cafre duhet bere per ta normalizuar femijen 0-5 vjec?

  7. evanikolli says:

    si tia bejme kur trupi i femijes eshte shume i nxehte

  8. melissa says:

    Ne rastet kur femija shfaqet-me hipertermi esh e rendesishme-qe fillimisht-ti behet nje banjo freskuese uji-duhet te jet1-2-me ulet-sesa normalja.Duhet qe te vendosen dhe kompresa te ftofta pasi ndikojn ne uljene tempratures.

  9. ani vl says:

    pershendetje djali im e kishte temperaturen 39 deri ne 40 edhe un i jepja atij paracetamol antigrip dy dit resht
    por gjat nates ajo nuk i zbriste sa qe pastaj i bera nje gjelper ultrakoten por si te veproj ne raste te tjera kur te behet prap semur :djali im eshe 14 vjec

  10. nora says:

    vajza ime esh tet vjeqe ka temperatur nuk izbret ijap paracetamol andol ihiqet pak pastaj prap ihipen temperatura cka duhet meba mos ket ndonje rezik

  11. nora says:

    ju lutem pse ska pergjigje ne lidhje me pyetjet tona

  12. merita says:

    pershendetje vajza ime tash i ka 10 muj ka lindur n muajn e 6 e shendosh po pas 6 jave n inkupator ka pas infeksion dhe ju osht lajmru si hidrocefaalus pas 2 mujve e kam dergu n gjermani ka pas operacion por me sukres pas 4 mjve eeg i del keq dhe qe 2 muj ka perdor topiramad ei ka nderpre etash i perdor vetem ergenyl por epilepsia ju ka shpeshtukur t zgjohet prej gjumi 5 6 deri n 10 minuta a thu a ka sherim respekt merita

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress