HomeKëshilla të ndryshme Temperaturat polare, rreziku qe sjellin per shendetinnë Këshilla të ndryshme Të gjithë e kanë provuar tashmë që stinët vjeshtë-dimër janë shumë “kapriçoze” në lëvizjen e temperaturave. Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Shumë njerëz ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell. Mbrojtja Vjeshta dhe dimri janë stinët kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më efiçent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t`u mbrojtur. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar. Aktiviteti Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta. PrapaPara Tags: Temperaturat polare Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla të ndryshme Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve Gjatë analizimit të qindra mostrave të dheut, hulumtuesit nga Universiteti Rockefeller zbuluan një familje të …