Tensioni i lartë

Tensioni i lartë

Kam tensionin e lartë që tre vite, dhe jam me terapi ilaçesh. A mund të kem komplikime gjatë shtatzanisë?

Nëse vizitoheni tek mjeku rregullisht, dhe nëse jeni nën ndonjë terapi adekuate gjatë shtatzanisë, mundësitë për të patur ndonjë komplikim zvogëlohen, por fatkeqsisht, nuk zhduken plotësisht, sepse kjo gjendje ndonjëherë mund të jetë e paparashikuar.

Madje 5 % e grave, e ka këtë gjendje të tensionit të lartë, e cila quhet “hipertesion kronik” dhe nënkupton tensionin mbi 140/90 mmHg. Tek disa gra tensioni i lartë paraqitet gjatë shtatzanisë, dhe kjo gjendje pastaj quhet “hipertension i shkaktuar nga shtatzania”.

Cilat janë komplikimet e mundshme nga tensioni i lartë?

Gratë me hipertension kronik janë më të rrezikuara nga zhvillimi i pre-eklampsisë, ndërprerja e zhvillimit të frytit intrauterinë, lindja e parakohshme, placenta e puqur, dhe vdekja intrauterine e frytit. Në rastet e lehta, rreziqet nga komplikimet janë më të vogla, ndërsa në rastet më të rënda rritet edhe rreziku nga komplikimet e mundshme.

Si të kem vetkontrollë nëse kam tension të lartë?

Ideale do të ishte sikur tensionin e lartë ta rregullonit para se të mbeteni shtatzënë, me përpjekjet e përbashkëta të internistit dhe gjinekologut tuaj, ashtu që shtatzania të planifikohet, para se gjithash, që të zvogëlohet rreziku nga komplikimet, por edhe për llojet e ilaçeve që do ti përdorni gjatë shtatzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë.

Nëse nuk e keni planifikuar shtatzaninë, e rëndësishme është që ti lajmëroni mjekut që t`ju udhëzojë se çfarë ilaçesh mund të merrni, dhe si do ta ndiqni shtatzaninë, sidomos nëse nuk e keni tensionin të rregulluar – është e mundur edhe t`ju udhëzojë që të shtriheni në spital, me qëllim që ti bëni analizat e duhura dhe të planifikoni përcjelljen e mëtejme të shtatzanisë.

Përveç analizave akusherike, do t`ju duhen analiza laboratorike, kontrollimi i veshkëve dhe testet tjera të cilat tregojnë gjendjen e organizmit tuaj, dhe pas kësaj do të vendoset për ilaçet ato të rëndësishmet, sepse të gjitha ilaçet e tensionit të lartë nuk mund të përdoren në shtatzani.

Sigurisht do të keni vizita më të shpeshta nga gratë me shtatzani me tension të ulët, dhe vizitat me ultrazë do t`ju bëhen më shpesh, për shkak të mundësisë së ndërprerjes së zhvillimit të frytit tuaj apo përkeqsimit të gjendjes së tij. Nëse vie deri te zhvillimi i komplikimeve, mund të mbeteni në spital për më gjatë, e ndonjëherë edhe deri në fund të shtatzanisë, me qëllim të kontrollimit më të mirë, si tuajin ashtu edhe të foshnjes.

A mund të ndikojnë në fryt, ilaçet e tensionit të lartë?

Në shtatzani, zakonisht merren ilaçet kundër tensionit të lartë, të cilat janë të dëshmuara që nuk ndikojnë në fryt – më së shpeshti Metildop.

A mund të kem lindje të parakohshme, nëse kam tension të lartë?

Jo, nëse përcjellet rregullisht gjendja juaj dhe e foshnjes tuaj, ajo rritet mirë, nuk do të ketë komplikime as luhatje tensioni, e as lindje të parakohshme. Nëse vie deri tek komplikimet, atëherë edhe për ju edhe për foshnjen më së miri është që të përfundohet shtatzania./bebaime/

Komento