Terapia gjenetike rigjeneron zemrën

Terapia gjenetike rigjeneron zemrën

Një grup shkencëtarësh francezë nga instituti për shëndetësi dhe hulumtime mjekësore ka zhvilluar një mënyrë të re terapeutike, e cila mundëson rigjenerimin e muskulit të zemrës dhe indin e zemrës pas infarktit.

Mënyra e re rigjeneron muskujt e zemrës. Këtu bëhet fjalë për injektimin e qelizave të palcës kurrizore të pacientit i cili ka pësuar sulm në zemër, në mënyrë që të rigjeneronte muskulin e zemrës.

Shkencëtarët deri te këto rezultate kanë ardhur pasi kanë kryer hulumtimin “Bonami” nga viti 2005 deri në vitin 2009 në pacientin me numër 101, i cili ishte më i ri se 75 vjeç, që ishte i shtrirë në spital si pasojë e sulmit në zemër. Hulumtimi ishte kryer në atë mënyrë që së pari tek të gjithë pacientët ishte kryer mënyra kirurgjikale – angioplastia, me anë të së cilës zgjerohen disa pjesë të caktuara të arteries.

Më pas pacientët ishin ndarë në dy grupe – një grup kontrollues dhe tjetri në të cilën pacientëve u ishin injektuar qelizat nga vetë palca e tyre kurrizore, të ashtuquajtura “autologne”, në mënyrë që të rigjenerohej muskuli i zemrës i dëmtuar pas sulmit të pësuar.

Rezultatet kanë treguar që terapia qelizore ka ndikim pozitiv në sukullin e zemrës, para së gjithash, në periudhën pas tre muajve pas sulmit në zemër.

Kjo terapi ka një përparësi të madhe për pacientin, ngase nuk kërkon kurrfarë intervenimi kirurgjikal.

Nëse rezultatet e hulumtimit francez vërtetohen, mënyra e zbuluar do të mund, siç thonë autorët e hulumtimit, të paraqesë një perspektivë të re terapeutike për mijëra persona në botë, të cilët përjetojnë një formë të infarktit.