Terapia ujore per humbje peshe

Terapia ujore per humbje peshe

Terapia ujore per humbje pesheNëse organizmi juaj nuk ka mjaft ujë, metabolizmi është tri deri katër herë më i ngadalshëm. Për këtë shkak, do të ishte mirë që gjatë ditës, të pini nga dy e gjysmë, deri në tri litra ujë.

Me pirjen e ujit duhet të filloni në orën tetë të mëngjesit. Gotën e parë të ujit pini në bark të thatë, meqë kjo është mirë për tretje. „Terapia ujore“ mbaron në orën 19:00 apo 20:00. Një herë në javë bëni banjë me ujë të njelmët.

Në ujë të ngrohtë (37 ºC) qitni gjysmë kile kripë deti dhe rrini aty për 15 minuta. Në këtë mënyrë do të largoni materiet e dëmshme nga organizmi juaj.

Përdorni çaj për dobësim
Në dyqane dhe barnatore keni një mundësi të madhe zgjedhjeje të çajeve kundër celulitit, si dhe për dobësim, të cilët e lirojnë trupin nga sasia e tepërt e ujit. Merreni njërin nga këta çaje dhe pini 2-3 gota në ditë. Ne ua preferojmë çajin e gjelbër, i cili në mënyrë efikase djeg dhjamërat dhe pengon hyrjen e dhjamit në qeliza.

Ndani karbohidratet dhe yndyrat
Pastën dhe patatet hani me peshk pa dhjamë dhe me salcë domatesh. Nëse përdorni salcë ajke, evitoni gjellët e pasura me karbohidrate (patatet, orizin, pastën, bukën). Organizmi në fillim harxhon karbohidratet, e gjatë kësaj kohe yndyrat deponohen në qeliza.

Përdorni mëlmesa për çdo ushqim
Mëlmesat, sikur xhenxhefili, hudhra, koriandri dhe kanella kanë ndikim termogjenik, që d.m.th se e rrisin temperaturën trupore me çka përshpejtojnë shkrirjen e dhjamërave deri në 25%. Për këtë shkak, shkencëtarët amerikanë preferojnë që dy shujta në ditë të përmbajnë gjysmë luge të njërës nga këto mëlmesa.

Hani fara
Farat e lirit përmbajnë substanca të tilla, si thartirat yndyrore  omega-3, të cilat e nxisin metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe, në këtë mënyrë, përshpejtojnë shndërrimin e yndyrës në energji. Më së miri është që, në mëngjes, të përzieni 1-2 lugë të këtyre farave në jogurt dhe t’i konsumoni pasi që t’i keni lënë të rrinë pesë minuta, derisa të fryhen.

Komento