Termometrat dixhital : A jane te besueshem?

Termometrat dixhital : A jane te besueshem?

Duket nje operacion i thjeshte dhe i menjehershem : te masesh temperaturen me termometrat e rinj dixhitale ose infrared. Mjafton qe ta vendosesh ne zonat e ngrohta te trupit ( si veshet) dhe me pas te lexoni tek display pergjigjen.

Nuk ka te bej me termometrat me merkur qe jane zhdukur neper farmacite duke u zevendesuar me keto dixhitale, te cilet jane me te shpejte , higjenike dhe mbi te gjitha ekologjik. Merkuri sic e dime eshte nje metal mjaft helmues.

Si do qe te jete termometrat e rinj , sado ekzakt te jene, por ndonjehere jo dhe aq shume.Ku qendron problemi

Nje rast i tille ka ndodhur ne nje spital te Italise , ku termometri me merkur e kishe matur temperaturen mire (39 grade) kurse tjetri 37 grade. Keto lloj gabimesh i kushtuan jeten personit.
Nese keto mjete te reja vendosen ne veshtiresi njerezit e profesionit,si mund t’ia bejme ne qe nuk jemi mjek?
Problemi qendron dhe sepse keto termomtra te rinj  jane shume te ndjeshem , sa qe dhe faktoret e ambiental mund te ndikojne mbi to ( si per shembull: vendi ku e masim temperaturen te jete me dritare te mbyllur apo te hapur). Gjithashtu ato ndikohen edhe nga lageshtia , e temperatures se jashtme ( sado larg qe te jeni).

Por jo te gjithe jane dakort per precizionin e termometrave te rinj: ato thojne se thjesht duhet te lexoni mire udhezimet.Cdo teknologji e re ka udhezimet e veta dhe po nuk i ndoqet ashtu sic duhet atehere ato do ju krijojne shqetesime./ikub/

Komento