Testi për zbulimin e hershëm të Alzheimerit

testet

Ekspertët britanikë kanë deklaruar se kanë gjetur mënyrën për të kontrolluar sëmundjen e Alzheimerit, disa vite para paraqitjes së simptomave.

Testi i shpimit të boshtit kurrizor me një skenim të trurit mund të identifikojë pacientët me shenjat e hershme të humbjes së kujtesës, besojnë ata.

Në fund të fundit, mjekët mund të përdorin këtë për të zgjedhur pacientët për të provuar ilaçet që mund të ngadalësojnë apo ndalojnë sëmundjen, transmeton BBC.

Aktualisht, nuk ka një test të vetëm apo ilaç për çmendurinë. Mbi 800 mijë britanikë janë të prekur nga kjo sëmundje.

Komento