Testi qe parashikon kancerin e gjirit

Testi qe parashikon kancerin e gjirit

Një test gjenetik mund të ndihmojë në parashikimin e kancerit të gjirit disa vite përpara se ai të zhvillohet, pretendoi një grup shkencëtarësh.

Studimi tregoi se faktorët e rrezikut dyfishohen tek gratë, gjenet e të cilave janë ndryshuar nga ekspozimi nga faktorë mjedisorë si rrezatimet, alkooli, hormonet artificialë, duhanpirrja apo ndotja.

Nëpërmjet një testi në gjak, në bazë të metodës së re që po zhvillohet, do të përllogariten këta faktorë, së bashku me faktorët gjenetikë, për të treguar se cilat gra kanë rrezikshmëri të lartë prekje.

Kjo do të lejojë personat me predispozitë të lartë që të kryejnë kontrolle të vazhdueshme, në mënyrë që të kapin tumorin, nëse do të preken, që në fazat e tij të para, atëherë kur është tërësisht i shërueshëm.

Konkretisht, 1 380 gra të moshave të ndryshme, të paprekura nga tumori në gji, pranuan të dilnin vullnetare duke dhënë gjakun e tyre për testime.

Studiuesit hetuan ndryshimin e një gjeni të vetëm, nga një proces i quajtur metilation, i cili është në gjendje të zbulojë se cila është shkalla e alterimit të gjenit, që ndikon në krijimin e tumorit.

Testimi, mund të tregojë me saktësi prekjen nga një kancer, tre vjet përpara se ai të nisë të zhvillohet me të vërtetë.

Komento