Testosteroni shkurton jetën e meshkujve

Testosteroni shkurton jetën e meshkujve

Studimi i oborrit mbretëror të dinastisë koreane Chosŏn (1392-1910) sugjeron që testosteroni mund të jetë arsye e jetës më të shkurtër të meshkujve, thonë hulumtuesit.

Studimi i publikuar në revistën “Current Biology” thekson që në Kore në shekullin e kaluar janë gjetur meshkujt e kastruar, të cilët kanë jetuar më shumë se personat tjerë, transmeton upi.com.

Kyung-Jin Min nga Universiteti Incheon në Korenë Jugore dhe kolegu Cheol-Koo Lee nga Universiteti i Koresë kanë analizuar gjenealogjitë e anëtarëve të oborrit mbretëror të dinastisë koreane Chosŏn.

Ata kanë vënë re që eunukët kanë jetuar 14-19 vjet më gjatë se meshkujt e zakonshëm, ndërsa nga 81 eunukë që i kanë studiuar, tre kanë jetuar më shumë se 100 vjet – çka është një arritje e jetëgjatësisë edhe për vendet e zhvilluara sot.

Kastrimi i djemve në Kore në pjesën më të madhe ka ndodhur në mënyrë natyrale, respektivisht në fatkeqësi, por disa kanë bërë kastrimin me qëllim që prej më herët të sigurojnë qasje në pallat. Eunukët janë lejuar të martohen, ndërsa fëmijët i kanë adaptuar.

Frekuenca e njëqindvjeçarëve në mes eunukëve koreanë është të paktën 120 herë më e madhe se sa sot në vendet e zhvilluara dhe kjo nuk mund të shpjegohet me jetën në pallat, thonë hulumtuesit.

Shumica e eunukëve ka kaluar kohë të njëjtë në pallat dhe jashtë tij, ndërsa interesante është që anëtarët mashkullorë të familjes mbretërore kanë pasur jetët më shkurtra, zakonisht kanë jetuar deri në mes viteve të 40-ta.

“Për shëndet më të mirë dhe jetëgjatësi duhet të qëndroni sa më larg nga stresi dhe të mësojmë çka mundemi nga femrat”, – kanë përfunduar hulumtuesit.

Komento