Home » Këshilla të ndryshme » Tetë mënyra për të shmangur erën e pakëndshme e gojës

Tetë mënyra për të shmangur erën e pakëndshme e gojës

Shumë njerëz e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga era e pakëndshme e gojës. Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe përkujdesit personal mund të parandaloni aromën e pakëndshme të gojës.

Sipas specialistëve higjiena e gojës, pastrimi i gjuhës, tharja e fytit, ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnë seriozisht në shfaqjen e erës së gojës, transmeton ‘Starti’ këshillat. Ja disa rrugë të lehta të luftimit të erës së pakëndshme të gojës:

Kujdesuni për higjienën e gojës: rruga e pare dhe më e lehtë e mbrojtjes është higjiena e gojës. Prishjet e dhëmbëve, mbetjet ushqimore, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë erë goje. Pastrimi i dhëmbëve dy here në ditë dhe përdorimi një here në ditë i fijeve për pastrimin e mbetjeve do të mjaftojnë për të zhdukur plagën dhe bakteret e mbledhura në dhëmbë. Krahas kësaj duhet të shkoni 2 herë në vit tek dentisti për kontroll dhe pastrim profesional.

Pastroni gjuhën dhe përdorni fije dhëmbësh: sipërfaqja e mishrave të dhëmbëve është një vend i mirë ushqyerjeje për bakteret. Krahas kësaj pjesa më e madhe e erës suaj të gojës lind nga bakteret mbi gjuhë. Por shumë njerëz harrojnë të pastrojnë gjuhën. Përpiquni ta pastroni gjuhën një here në ditë para dhe mbrapa.

Përdorni çamçakëzë pa sheqer: nëse dëshironi të shpëtoni nga era e gojës atëherë duhet të përdorni çamçakëzë me mendër ose mente. Por kemi një problem nëse ky çamçakëz është me sheqer. Bakteri në gojën tuaj fryhet me anë të sheqerit dhe shkakton erë të pakëndshme. Prandaj duhet të përdorni çamçakëzë pa sheqer për të shmangur erën e pakëndshme të gojës.

Lagni fytin: pështyma juaj përmban dhe enzima ndihmëse për të zhdukur bakteret e këqija në gojën tuaj. Për këtë arsye një gojë e thatë mund të mbajë erë. Lagia e gojës do të aktivizojë gjëndrat tuaja të pështymës. Prandaj duhet ta mbani gojën vazhdimisht të njomë. Edhe ilaçet që mund të përdoren për shkak të sëmundjeve mund të shkaktojnë tharje të gojës. Pyesni doktorin tuaj për këtë dhe konsultohuni me të për sa i përket përdorimit të ndonjë kolinozi të veçantë dhe gargarës së gojës. Krahas kësaj nëse vuani nga sinusiti apo i keni hundët e bllokuara goja do t’ju thahet shumë gjatë natës për shkak të qëndrimit hapur për një kohë të gjatë.

Kujdes ushqyerjen: ushqyerja me pak karbohidrate dhe shumë proteina mund të cenojë trupin tuaj dhe t’ju shkaktojë erë goje. Kjo lind nga djegia e yndyrës, gjatë djegies së yndyrës në trupin tuaj mblidhen kimikate të njohura si keton të cilat përhapen  më pas në frymë. Meqë kjo erë e pakëndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojën atëherë e vetmja gjë që mund të bëni është të ekuilibroni ushqyerjen. Duhet të vendosni kush është më i rëndësishëm për ju shëndeti apo aroma e gojës?
Konsumoni çaj: sipas të dhënave të Fondacionit amerikan për mikrobiologjinë konsumimi i çajit shërben për shumë gjëra. Ju ndihmon në heqjen e erës së gojës. Bazuar në një studim të zhvilluar në Universitetin Illinois të Chicagos përbërësit kimikë si polifenoli të gjendur në çajin e zi dhe jeshil parandalojnë zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e pakëndshme të gojës suaj.

Provoni bimët popullore: veçanërisht bima e njohur si Kakule e gjendur në Indi dhe e përdorur si erëz përmban veçori antibakteriale dhe mund të përdoret tek çdo grupmoshë si një pastrues natyral i aromës së gojës. Bima Kakule përmban sasi të mëdha të përbërësit sineol. Këta përbërës janë antiseptikë që zotërojnë fuqinë e zhdukjes së baktereve dhe lehtësimit të erës së gojës. Ju mund të përtypni disa fara Kakule si një alternative zëvendësuese e çamçakëzëve me mente ose mund të provoni farën rezene që është më efektive mbi erën e gojës.

Kujdes shëndetin: era kronike e gojës mund të jetë dhe shenjë e shumë çrregullimeve shëndetësore të lidhura me zorrët, stomakun, veshkat , mëlçinë, infeksione serioze të sinusitit, diabetit. Nëse keni ndonjë nga këto probleme atëherë duhet të këshilloheni me mjekun rreth mënyrave të parandalimit të erës së pakëndshme të gojës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

1 Response to " Tetë mënyra për të shmangur erën e pakëndshme e gojës "

  1. Suzana says:

    A ka mundësi të na tregoni emrin latin të kësaj bime indiane KAKULE, pasi me këtë emër nuk mundem të gjej asgjë?!

    Zoti ua shpërbleftë mundin.

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress