Home » Këshilla të ndryshme » Tete vitaminat e domosdoshme per shendetin e grave

Tete vitaminat e domosdoshme per shendetin e grave

Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Vitaminat jane te dobishme per te gjithe, por ka disa qe duken sikur jane krijuar enkas per femrat.
Organizmi femeror tregon nje nevoje me te thesuar per 8 vitamina specifike. Le te shohim se kush jane, ku gjenden dhe perse jane kaq te rendesishme.

Vitamina A- Ne kete vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe jane nje nga pjeset me delikate te trupit femeror, sidomos pas perjudhes se menopauses. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forteson shikimin. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane qumeshti, e verdhe e vezes, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjeperi dhe portokalli.

Vitamina B6– Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve.Vitamina B eshte e dobishme per metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: mishi i pules dhe i vicit, tershera, misri dhe avokado.

Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine eshte edhe nje nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 eshte vecanerisht e rendesishme per femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te coje ne lindjen e nje femije me defekte, por edhe ne demtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 jane: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezet dhe melcite.

Vitamina B12- Cyanocobalamin eshte e konservuar ne kete vitamine. Kjo eshte pergjegjese per kujteses dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 eshte e rendesishme per ndarjen e qelizave, sintezen e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjise nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 jane produktet e qumeshtit, vezet, peshk dhe mish i kuq.

Vitamina C- Me merita te plota eshte quajtur “super-vitamina” sepse eshte burimi me i mire i karburantit per sistemin imunitar. Ndikimi i kesaj vitamine eshte i pranishem ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehteson transportin e hekurit. Pervec kesaj, vitamina C rrit perqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.

Vitamina D- Kjo eshte vitamina e kockave. Me kalimin e moshes kockat humbasin dendesi dhe kjo shoqerohet me shfaqjen e osteoporozes. Perdorimi i vitaminave D qe ne femijeri dhe ne vazhdim parandalon kete rrezik dhe forteson dhembet. Ndikimii kesaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vertetuar se vitamina D luan nje rok kyc ne parandalimin e kancerit te zorres se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumeshti, veza, peshku dhe keshillohe ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezen e kesaj vitamine.

Vitamina E- Eshte nje antioksidant i rendesishem per femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhefortesimin e flokeve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shendetshme, mbron syte dhe melcine. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E jane pothuajse te gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K – Vitamina K eshte e rendesishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon per te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e semundjeve te zemres. Ushqimet me te pasura me vitaminen K-jane: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji peshkut.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress