Tharja braziliane e flokeve, e rrezikshme

Tharja braziliane e flokeve, e rrezikshme

Metoda e drejtimit të flokëve kaçurrela, e njohur edhe si tharja braziliane e flokëve, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Shkencëtarët thonë se, njëra nga substancat që përdoret në këtë trajtim, në vete përmban materie helmuese, të cilat mund të shkaktojnë kancer.

Tharja braziliane e flokëve në disa vende është bërë tema e ditës, ku shumë femra me flokë kaçurrela, e që duan të kenë flokë të drejta, zgjidhjen e problemit të tyre e kanë kërkuar tek kjo metodë. Por, shkencëtarët amerikanë tani thonë se ky trajtim mund të rrezikojë jetën, mund të shkaktojë alergji, bile edhe më shumë, mund të sjellë dhe kancer. Të gjitha këto ndodhin për shkak të një përbërësi të vetëm – formaldehidit.

Femrat që i janë nënshtruar këtij trajtimi janë ankuar në skuqjen e lëkurës së kokës dhe në djegien e syve, kurse floktarët janë ankuar në kollitje.

Në Amerikë dhe Kanada ky produkt tanimë është tërhequr nga përdorimi.

Përndryshe, formaldehidi është gaz pa ngjyrë, me erë karakteristike. Nëse thithet në sasi të madhe, shkakton dhembje të kokës, djegie të fytit, skuqje të syve, vështirësi në frymëmarrje, etj.

Komento