Thonjtë tregojn më shumë se sa mendoni

Thonjtë tregojn më shumë se sa mendoni

Thonjtë tregojn më shumë se sa mendoniNëse doni që me një shikim të shpejtë të kontrolloni shëndetin tuaj, është e mjaftueshme për të kontrolluar thonjtë e këmbëve dhe duarve. Pamja e tyre tregon më shumë se sa mendoni.

– Thonjtë e brishtë: Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë dhe të shkatërruar, ndoshta ju mungon hekuri ose vitamina B. Kontrolloni për këshilla shtesë dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

– Thonjtë e thatë: Mund të tregojnë për problemet me gjëndrën tiroide, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë, ose keni filluar papritmas të shtoni në peshë.

– Njollat e verdha: Ato mund të jenë një shenjë e infeksionit fungal, veçanërisht në qoftë se paraqiten në thonjtë e gishtave të këmbëve. Gjithashtu, mund të tregojnë për psoriazën.

– Vijat e zeza apo të kafta: Ato mund të shkaktohen nga lëndimet e thonjve, kurse në raste të rralla mund të tregojnë për melanomën.

– Thonjtë e verdhë: Ngjyra e verdhë në thonjtë tuaj mund të jetë një shenjë e diabetit apo sëmundjeve të mushkërive.

– Njollat e bardha: Njollat e bardha shkaktohen nga mungesa e zinkut. Nëse mbesin ende edhe pas një muaj të përdorimit të këtij minerali, atëherë paraqitja e tyre është e lidhur me lëndimet e vjetra të thonjve.

Komento