Tipat e agresivitetit

Tipat e agresivitetit

Tipat e agresivitetitTipat e agresivitetit janë irritues, instrumentale, legjitime/ilegjitime dhe tipi i dhunës.

Tipi irritues ka të bëjë me rastet kur ai nxitet nga zemërimi dhe stresi, p.sh., një lojtar që po humb lojën s’ekontrollon dot veten dhe e qëllon kundërshtarin. Kjo quhet agresivitet irritues ose zemërim impulsiv.

Tipi instrumental, është atëherë kur lojtari vepron me qëllim paraprak për të dëmtuar kundërshtarin, duke instrumentalizuar agresivitetin.

Tipi me agresivitet legjitim, p.sh., kur polici godet kriminelin, ose viktima kundërvepron për t’u mbrojtur, etj., Sipas përkufizimit edhe këto janë sjellj agresive se kanë qëllim dëmtimin E tjetrit, por janë dhe legjitime, pra të pranuara ligjërisht, pasi kushtëzohen nga roli që kanë dhe nevoja për t’u mbrojtur nga situata e rrezikshme.

Tipi i dhunshëm ndryshon në vartësi të situatës. Kështu, p.sh., spektatorët shtyjnë në stadium, nëna tërheq me forcë djalin që “i mbeten sytë” tek vitrina e dyqanit të ëmbëlsirave etj. Këto janë forma të zakonshme dhune të jetës sociale, por që mbeten jashtë “kufijve” të përkufizimit më sipër për agresivitetin.

Komento