Tipat e femrave të cilat mbeten beqare

tipat-e-femrave-t-euml-cilat-mbeten-beqare_hd

tipat-e-femrave-t-euml-cilat-mbeten-beqare_hdFrika nga vetmia dhe dëshira për të pasur partnerin e ëndrrave gërshetohen tërë jetën, ndërkaq ekzistojnë disa tipa femrash të cilat kanë shanset më të mëdha që me arsye të frikësohen se do të mbeten beqare tërë jetën, pa e takuar kurrë princin në kalin e bardhë…

Tipi i parë i femrave të cilat do ta kenë me të sigurt fatin e këtillë nga cila do qoftë tjetër femër janë ato të cilat besojnë në fatin deri në atë masë që çdo gjë që u ndodh rreth vetes e shpjegojnë me atë mënyrë, transmeton Telegrafi. Gjithçka që shohin i konsiderojnë si shenja të caktuara si, diçka që është rezultat “i caktuar nga Zoti” apo nga ndonjë ndikim i ngjashëm. Prandaj, presin që po në të njëjtën mënyrë t’u vijë partneri i jetës.

Tipi i dytë janë femrat negative, madje ato tipa ekstreme të cilat gotën gjithmonë e kanë gjysmë të zbrazët dhe të cilat nuk mund të gjejnë as një fjongo rrezeje në mëngjesin me më së shumti diell. Për shkak të qëndrimit të këtillë dhe kërkimit obsesiv të dobësive te secili person që e njohin, shanset për beqari të përjetshme i kanë të mëdha, sepse edhe kur gjejnë personin e përafërt me idealin e tyre, i gjejnë ekskluzivisht anët e tyre të këqija, gjë që çdo lidhje shumë shpejt e përfundojnë.

Tipi i tretë i femrave janë personat tepër pozitivë që edhe në ditët më të vështira do të gjejnë diçka të mirë. Andaj, kur gjejnë personin i cili do të pranojë optimizmin e saj të pabazë, ai mashkull do të shfrytëzojë qëndrimin e saj pozitiv për nevoja të tij dhe do ta braktisë kur nuk do të ketë nevojë për të.

Komento